Ambasadorja e SHBA thirrje KED-së për Gjykatën Kushtetuese, vendos afat: Ja kur duhet të jetë gati

Ambasadorja e SHBA thirrje KED-së për Gjykatën Kushtetuese, vendos afat: Ja kur duhet të jetë gati

13:23, 19/10/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka reaguar në një postim në rrjetet sociale duke i kërkuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët për Gjykatën Kushtetuese.

Yuri Kim shkruan se Shqipëria duhet të ketë Gjykatën Kushtetuese deri në fund të këtij viti.

Postimi i plotë: “Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatën e saj Kushtetuese deri në fund të vitit”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi19/10/2020 15:57

Ftoj te gjith robt, te mos merren me kte kurre me...pra bojkot te hapur ksaj biçim robi... Kot i japim rendesi

Bujar19/10/2020 14:38

Ku pyet ramdroga per afatet qe ju vendosni ?Ta ka pire lengun me kohe.Edhe ti ben sikur nuk e kupton.Bej qejf dhe - - -- y sa te jesh ne kete vend qe ti e do shume.

Shto koment

Denonco