Inceneratorët, Basha njofton një zhvillim me rëndësi: Denoncimi i depozituar nga PD në SPAK

Inceneratorët, Basha njofton një zhvillim me rëndësi: Denoncimi i depozituar nga PD në SPAK

12:35, 19/10/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka nisur bashkëbisedimin me gazetarët sot me një lajm të rëndësishëm, dorëzimin e kallëzimit të PD në SPAK për inceneratorët.

"Kjo javë premton të jetë shumë e ngarkuar me zhvillime, - tha Basha. -  Një nga këto sot është këmbëngulja jonë për të zbardhur një aferë, që ka përpirë tërë shumën e mjaftueshme për të mbështetur biznesin e vogël, por në vend që të shkojë tek njerëzit, shkon tek një pronar që ndan paratë me një grusht njerëzish. Zhvillimi i rëndësishëm është denoncimi i depozituar nga PD në SPAK. 

Pyetja që kërkon përgjigje është: Kush është, kush fshihet pas kësaj afere dhe kush është “Peshku i madh”?!

Who is dhe Big Fish?! –Kush është Peshku i Madh?!

Në Verona është Miglioranzi, i arrestuar nga Anti-Mafia italiane si përfaqësuesi i Ndraghetës bashkë me kryetarin e bashkisë së Veronës. Të dy kanë hapur këtu ndërmarrjen “Eco Tirana” bashkë me Erion Veliajn.

Në Zimbabve është ministri përgjegjës për ambientin apo për plehrat. Është arrestuar ministri. Zimbabve është në Afrikë - këtu heshtje totale. Asnjë veprim i vetëm.

Ndaj dhe padia e sotme e depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion në SPAK ka për qëllim të nxisë prokurorët të bëjnë detyrën e tyre, të mos tremben nga presioni që me siguri është në përmasa mafioze dhe kriminale, siç i bëhet edhe medias, siç iu dje edhe përfaqësuesve tanë që shkuan për të denoncuar në landfillin e Sharrës.

Një pjesë e madhe e mediave kanë pasur problem teknike, s’e kanë transmetuar dot dje. Po një pjesë e mediave e kanë transmetuar dhe këto problem teknike  kam përshtypjen se nuk janë të gjitha të palidhura me presionin mafioz dhe shantazhin që iu bëhet.

Po kush e ka në dorë gjithë këtë fuqi që brenda një dite të vetme të marrë gjithë ato vendime qeverie dhe t’i japë një personi me 1000 euro kapital, një kontratë që për të tre inceneratorët bashkë kalon shifrën e 400 milionë eurove?! Kush e ka këtë në dorë? Kush është Peshku i Madh?!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco