Dështimi me hapjen e negociatave, Rama e gjen fajtorin: Është Europa

Dështimi me hapjen e negociatave, Rama e gjen fajtorin: Është Europa

11:14, 18/10/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga forumi Europapark në Mynih nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Teksa Shqipëria pret konferencën e parë ndërqeveritare që shënon dhe nisjen zyrtare të procesit, kryeministri ka nxitur liderët europianë të thonë po.

Rama tha se një shtëpi nuk mund të funksionojë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve duke përdorur madje dhe metafora të tjera. Nga ana tjetër ai mohoi se ka një krim shqiptar, duke ua lënë refuzimin për negociatat çështjeve të Brendshme politike të Francës dhe Holandës.

“Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që mund të funksionojë mirë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve.

Pastaj krimi shqiptar… Dëgjoni kur bullgarët donin të hynin në BE, gazetat shkruanin se ata do përpiqeshin t’i vrisnin, ashtu dhe për Rumaninë. Çdo vend që i qaset derës së unionit duhet të përballet me gjëra të tilla. Krimi shqiptar, nuk ekziston. Nuk ka krim shqiptar. Gunther përmendi diçka që është jo reale. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin nuk shpërndahen.

Duke folur për krimin shqiptar, në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe që të shkon në mend, është e mirë për politikën por nuk është e vërtetë.
Gazeta thoshte shpërbëhet një tjetër bandë shqiptare, aty ishin vetëm dy shqiptarë 65-vjeçarë që ruanin magazinën e drogës.

Macron më ka përsëritur shpesh që nëse biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë kjo nuk do jetë e lehtë për shkak të Marinë le Pen. Problemi është se ata duhet të prisnin zgjedhjet. I thashë përse nuk e thoni, ‘djema ne ju duam, na pëlqeni por duhet të lyejmë shtëpinë njëherë’. Opinioni publik e dëgjon sikur ne po bëjmë gjënë e gabuar, jo se Macron do përballet me zgjedhjet.

Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën. Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet. Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë”, deklaroi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku18/10/2020 14:38

Këto pordhë gomari nuk i ka për Europën, sepse aty askush nuk i konsideron. Ato pordhë gomari i lëdhon vetëm për konsum të brendshëm, për të pordhosur popullin shqiptar medemek se po i pjerdh Europës.

Emigranti18/10/2020 12:58

Po pler po se Europa ta ka fajin, i more ne qaf shqiptaret more qenie inferiore

Noni18/10/2020 12:12

Po more , haleja me e madhe e qelbesirellekut , qe , mbasi e Ke katandisur ne hambare muti , krimesh e droge Shqiperine ne gjithe Europen , edhe vetem qe sa here flet per te lare kete hambar muti , jua nxin me keq jeten shqiptareve "te gjore" , te cilet , akoma egzistencen e tyre vazhdojne ta lene ne doren tende . E ku me , veprat e tua e te rilindjes kapobande kriminele me ne krye ty kapo drogen , qe je i dashuruar vetem me parat , drogmenet e me krimin per te plotesuar qellimet e tua dhe klanit tend mafioz .

Shto koment

Denonco