Zbulohen dokumentet që 'fundosin' Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

Zbulohen dokumentet që 'fundosin' Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

12:06, 17/10/2020
A+ Aa A-

Prej disa muajsh CNA.al ka denoncuar një dosje të plotë në lidhje me koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, e cila duket të jetë një prej aferave më të mëdha korruptive në 30 vite.

Disa qindra milionë euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, përfundojnë në Maltë dhe në Holandë. Personazhe me emra të ndryshuar, dhe me të kaluar të dyshimtë. Të akuzuar si pjesë e grupeve kriminale, por në kompanitë e lidhura me njëra-tjetrën, nuk mungojnë edhe ish-menaxherë lokalesh, juristë, persona pa asnjë aktivitet biznesi që në një moment të caktuar shpërthejnë dhe marrin koncesione qindra million euro, përfshirë televizione, politikanë, biznesmenë.

Por cila është lidhja me Ben Blushin

Në 12 shkurt 2020, CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se dy aksionerët e kompanive që kanë marrë me koncesion inceneratorët, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë bashkëortakë me drejtorin e Top Channel, Ben Blushin, por marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

Sot po risjellim sërish, dokumentet ekskluzive, të cilat tregojnë se Eva Blushi është bashkëortake, me 33% të aksioneve, me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, në një kompani të ndërtuar në Bullgari.

Image

Pra, këta dy persona Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, së bashku me Eva Blushin, bashkëshorten e Ben Blushit, kanë ndërtuar në Bullgari një kompani Em Capital Group Ad, ku Eva Blushi gëzon 33% të aksioneve.

Image

Pra, pronarët e inceneratorëve marrin para nga taksat e shqiptarëve dhe shkojnë e ndërtojnë kompani në Bullgari me bashkëshorten e Ben Blushit.

Por çfarë ndodh më tej?

E njëjta kompani, vjen në Shqipëri dhe bëhet ortake me një nga pronarët e Top Channel, Vjollca Hoxhën.

Në 13 shkurt 2020, CNA.al publikoi dokumentet ekskluzive që tregojnë se kompania bullgare “EM Capital Group AD”, me pronarë Klodin e inceneratorëve dhe bashkëshorten e Ben Blushit ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë “VALTELINA shpk”. Kjo kompani është edhe mbajtësja dhe prodhuesja e brandit “Lori Kafe”.

Image

Pra, 51% të aksioneve të kompanisë “Lori Kafe”, tashmë i zotërojnë pronarët e konçesionit të incerneratorëve dhe Ben Blushi , nëpërmjet bashkëshortes së tij Eva Blushi.

Image

Skema është e qartë. Paratë nga qeveria shkojnë tek inceneratorët, më pas ndërtojnë një kompani në Bullgari, e cila vjen në Shqipëri dhe blen Lori Kafenë, e cila është në pronësi të Vjollca Hoxhës, me 49% të aksioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 17/10/2020 16:36

Mire e ka thene eDRAMA, politikanet nuk jane te korruptuar. Por ai e di shume mire se politikanet si ai, Beqja, Gjiknuri, Dako, Balla, Blushi, etj etj nuk kane nevoje te jene te korruptuar pasi jane hajduter e kriminele Hajduti ka profesion dhjedhjen dhe nuk ka nevoje as te korruptohet e as te korruptoje... ky eshte morali i eDRAMES rilindas

cak17/10/2020 13:32

Bëni shumë mirë që demaskoni korrupsionin e këtyre të vetëquajturve kundërshtarë të Ramës si Blushi, që sot janë bërë propoganduesit më të zellshëm të qeverisë. Por tek e fundit Blushi nuk e ka deklaruar veten asnjëherë si një politikan apo shkrimtar me bindje të djathta, përkundrazi si një komunist ekstremist e nëse u bë drejtor në Top Channel, ka shkuar në shtëpinë e tij. Janë më të ndyrë ata gazetarë apo analistë që ndonëse e deklarojnë veten të djathtë, i krehin bishtin Edi Ramës apo bëjne me dinakëri politikën e tij.. Jam befasuar e njëkohësisht neveritur me gazetarin Alfred Lela, kur ndoqa emisionin e tij Politico në Ora News. Që në paraqitjen e editorialit të emisinit të tij, ai ju drejtohet shikuesve me fjalët "të dashur miq e armiq", sikur jeton në Preshevë. Në emisionin e fundit , kur e gjithë vemendja e opinionit publik është përqëndruar ne marrëzitë e kësaj qeverie, e veçanërisht të kryeministrit Rama, Lela kishte bërë një emision për të "demaskuar" opozitën apo PD, se proçesin për zgjedhjen e kandidatëve , e paskej bërë në mënyrë jo demokratike.sepse antarësia e PD në Berat, nuk paska zgjedhur njëfarë Astrit Veliaj. e në Pogradec paska dalë jashtë liste Klevis Balliu. E kjo sipas mëndjes së "djathtistit" Lela, kjo paskej ardhë se në PD ka "miq e armiq" e kështu i bie që në PS të jenë të gjithë miq.. O Lelë djathtisti ! Është mendësi komunistësh përjashtimi i mendimit ndryshe e vendimi që meret vetëm nga lideri. Demokracia si nocion ka si bazë mendimin ndryshë e të kesh mendim ndryshe kjo nuk do të thot që njerëzit të ndahen në miq e armiq., të majtë apo të djathtë, katolikë apo myslimanë, liberalë apo konservatorë.Njerëzit mund të ndahen edhe në provincialë të pagdhendur e eruditë, të ndershëm e të pa ndershëm, me dinjitet e pa dinjitet që janë gati të ulin pantallonat e ti buzëqeshin Edi Ramës. .

Shto koment

Denonco