Berisha: Edvin Hajdutit i ikën tepeleku, e di se do dënohet 32 vjet burg!

Berisha: Edvin Hajdutit i ikën tepeleku, e di se do dënohet 32 vjet burg!

09:51, 16/10/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si “të paparë”, momentin kur kreu i qeverisë, Edi Rama, nuk arriti ta përmbante më veten në debatin e fortë që pati mbrëmjen e së enjtes në Opinion me disa gazetarë.

Berisha ka përzgjedhur momentin më pikant, sa tensionues, aq edhe qesharak, kur analistëve të ulur në studio, Kryeministri iu vërvit sipër kokës dhe e vetmja gjë që ata mund të bënin nga ai “sulm” ishte të mbronin veten me maska.

 “Skenë e paparë! – komenton Berisha. -  Nuk thuhet kot për të se godet ministra në mbledhje qeverie dhe në zyrë. Edvin Hajdutit i ikën tepeleku, i kapur mat nga mega-afera korruptive e tij prej 430 milionë euro e djegësave. Ai u vërsulet i tmerruar nga faktet, gazetarëve në studio, si brigand, duke shkelur çdo rregull etik, shëndetësor, nga tmerri dhe tërbimi. Kjo, sepse ai e di se ka kryer mega-vjedhje, për të cilën do të dënohet së paku 32 vjet burg!“ ka nënvizuar ish-Kryeministri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni16/10/2020 15:03

O zot sa i cmendur qe eshte .kur do vije 25 prilli qe mos e shohim me kete njeri

Fiku i bashkis 16/10/2020 14:43

Ky ka vujt qe i vogel nga skizofrenia, qe kur ra me kok nga zetori, por tashi ka ik fare nga mendorja. Kryehajduti i Surrelit osht kap gafil me industrin e plenave, kurse vet hyn ne ate kategori plenash te pariciklushme. 25 prilli goditja finale per plenat toksike te ridhjerjes edveriste.

eri_elb16/10/2020 12:51

MBAROI BIG BROTHER PER RAMEN ESHTE NE NOMINIM......NUK KA CFARE TE JAPI ME......VK

N16/10/2020 11:31

K/ministri në panik nga zbulimi i megavjedhjes me inceneratoret.Dita e gjykimit po afron ,25 prilli do shenojë fundin e turpshem të tij.

Shto koment

Denonco