Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

VIDEO/ Alibeaj: Rama ka frikë t'i takojë naftëtarët, por më 25 prill do jenë ata që do ta takojnë

VIDEO/ Alibeaj: Rama ka frikë t'i takojë naftëtarët, por më 25 prill do jenë ata që do ta takojnë

18:32, 12/10/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka kujtuar nëpërmjet pamjeve filmike se si kryemashtruesi Rama ka gënjyer naftëtarët e Ballshit për rrogat e papaguara, kur në janar 2018 u thoshte këtyre të fundit nga zyra e tij luksoze se ishte disponibël për të zgjidhur hallin e tyre.

‘Prej 15 ditësh, naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie. Kërkojnë punën, djersën dhe gjakun e tyre dhe bukën e fëmijëve. Të mashtruar, të nëpërkëmbur, të tallur e të vjedhur nga babëzia e Ramës dhe oligarkëve hajdutë të oborrit të tij, i janë drejtuar vetflijimit.

Prej 22 janarit 2018, mashtruesi në krye të qeverisë, prej zyrës së tij të ngrohtë e plot luks premtoi plot cinizëm “se herën tjetër do të shkonte në Ballsh”, tek naftëtarët, për të rivënë në punë Uzinën, dhe se ai me të tijet “ishin disponibël” për të zgjidhur hallin e naftëtarëve!

Prej asaj dite, hajduti i Surrelit, ka vazhduar veçse të vjedhë dhe të përçmoje mundin, gjakun dhe sakrificën e naftëtarëve! E sot, 15 ditë drejt rrugës së vetflijimit, as nuk denjon ti dëgjojë.

Mesa duket “shpresa e plotë” e Ramës për të shkuar në Ballsh e për ti takuar, nuk do realizohet!

Por, një gjë është e sigurt: naftëtarët, qytetarët e Ballshit, dhe të gjithë shqiptarët, do të takohen me Ramën në 25 prill! 

Dita e pagimit të faturës është afër!’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco