Meta: Si e detyrova kryemashtruesin në 2013 të votonte ligjet për Parlamentin dhe Gjykatën e Lartë

Meta: Si e detyrova kryemashtruesin në 2013 të votonte ligjet për Parlamentin dhe Gjykatën e Lartë

17:15, 12/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta, në një përgjigje për ata që e pyesin pse bëri koalicion në vitin 2013 me Ramën, u kujton atyre nëpërmjet një video se si e detyroi të votonte tre ligje për Reformën Parlamentare, Gjykatën e Lartë dhe Nëpunësin Civil

Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”.

Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend:

Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro

Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro

Reforma Parlamentare me 108 vota pro.

Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash.

Për të tjerat, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në Syri TV, në ora 20:45, në një intervistë me gazetarin Çim Peka, përballë edhe një paneli të nderuar analistësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco