E vodhi, e varfëroi dhe e sakatoi, por prapë Edi Rama `i premton` Shqipërisë…

E vodhi, e varfëroi dhe e sakatoi, por prapë Edi Rama `i premton` Shqipërisë…

15:45, 12/10/2020
A+ Aa A-

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialisti ku Edi Rama mbajti një fjalim gati 2 orë, por pa bërë asnjë bilanc për 8 vite qeverisje, ai kërkoi një mandate të tretë.

Dhe e tha më plot gojë, se këtë herë nuk e kërkonte për vete dhe ata që kishte rreshtuar në amfiteatrin natyral të parkut te liqeni, por ‘për Shqipërinë’.

Dhe ky që kërkon vazhdimësi të pushtetit të tij deri në vitin 2025 është pikërisht kryeministri, që me shpejtësi brenda 8 viteve e çoi borxhin e vendit 90%. Është njeriu që e ktheu në greminë ekonominë shqiptare, duke detyruar mijëra biznese që të mbyllen.

Është Edi Rama, i cili premtoi 300 mijë vende pune vetëm në mandatin e parë, por tani pas 8 vitesh ka bilancin e rreth 500 mijë shqiptarë që kanë emigruar për ti shpëtuar shmangur varfërisë ekstreme, arsimit të degraduar e shëndetësisë së vjedhur me koncesione pa mëshirë, në Shqipërinë e Edi Ramës.

Kërkon Edi Rama edhe një mundësi të tretë, pasi zhduku nga ekonomia edhe ato investime të huaja që gjeti kur hyri në zyrën e kryeministrit në vitin 2013.

I duhet edhe një mandat, ‘Për Shqipërinë’, pasi  shndërroi në ‘investitorë strategjikë’ një grusht biznesmenësh të oborrit të tij dhe eksponentë të krimit të organizuar, që pastrojnë paratë e gjithë botës në ndërtim dhe nëpërmjet koncesioneve.

Pikërisht këtë Shqipëri të Edi Ramës; të dërmuar; të sakatuar; varfëruar deri në mbijetesë; të vjedhur deri në çmenduri nga një grusht njerëzish; të gjymtuar deri në dhimbje ulëritëse nga qeveritarët e korruptuar; të shndërruar në bazë të trafikantëve vendas dhe ndërkombëtarë të drogës; të kthyer në fermën më të madhe të kultivimit të kanabisit në Europë edhe më tej; me parlament të mbushur me kriminelë…ka pasqyruar në punën e tij të radhës  (botuar në Mapo) mjeshtri i karikaturës Bujar Kapexhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco