Basha: Vjedhja me inceratorët skandaloze, prokuroria dhe mediat kanë mbyllur sytë

Basha: Vjedhja me inceratorët skandaloze, prokuroria dhe mediat kanë mbyllur sytë

15:17, 12/10/2020
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka theksuar se një nga synimet që do të ketë sapo të vijë në në pushtet është goditja e aferës së grabitjes me koncesionet e inceneratorëve.

I pyetur në konferencën për shtyp, nëse do ti drejtohej gjykatës për këto akuza që po bën në opozitë, Basha ka thënë: “Po pa diskutim, sepse për këtë çështje nesër do të flasin edhe mediat që sot kanë mbyllur gojën nga presioni i parasë edhe prokurorët që kanë frikë të hetojnë.

Ku koncesion nuk është vetëm një vjedhje, por edhe një skemë gjigante pastrimi parash që deri më tani ka marrë 75 milionë euro nga buxheti.

Shkoni në Fier, çojini kamerat aty dhe do të vini re se nuk është vënë asnjë tullë për këtë ndërtim që deri më tani janë dhënë nga paratë e shqiptarëve 25 milionë euro” ka theksuar kreu i opozitës së Bashkuar Lulzim Basha.

Më poshtë pjesë nga fjala e kreut të PD, Lulzim Basha:

Plani ynë me 5 pika është plani për të nxjerrë vendin nga kriza, tha Kreu i PD në një konferencë me mediat nga selia e PD.

Tanimë e di çdo shqiptar. I vetmi njeri që nuk e di është ai që ka humbur edhe dy javë në luftën kundër pandemisë dhe krizës ekonomike.

Këtë plan nuk e kemi vënë për fushatë por për të ndihmuar njerëzit.

Numri i njerëzve që po humbin vendin e punës po shtohen përditë.

Shifrat nuk e fshehin dot rënien e ekonomisë në kolaps. Ka një përkeqësim galopant të ekonomisë shqiptare.

Në lidhje me inceneratorët, kjo nuk është thjesht një aferë korruptive e ndëshkueshme nga Kodi Penal. Është një aferë e pastrimit të parave të pista, përveç vjedhjes së parave të qytetarëve shqiptarë.

Shqetësimi im është heshtja e ekraneve, mediatike sa here që kjo aferë përmendet. Kësaj ne do ti shkojmë deri në fund. Paratë do tu kthehen shqiptarëve.

Mjafton të shkoni në Fier që janë derdhur 25 milionë euro të shqiptarëve dhe të verifikoni se çfarë ka aty, një gardh dhe një skelet godine.

Pyetjes për naftëtarët e Ballshit, kreu i PD tha se unë i qëndroj asaj që kam thënë në takimin me ta. Ata janë mashtruar nga Edi Rama vazhdimisht.

Ai përmendi premtimet e opozitës për heqjen me urgjence të taksës së Ramës mbi karburantet si dhe kontrolli mbi cilësinë e tyre.

Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga përgjegjësia qe ka për keq menaxhimin e krizës së pandemisë. Për tenderat sekretë. Ndërkohë për tërmetin, ka familje që vazhdojnë të qëndrojnë në çadra.

Ndërkohë që vende fqinje ecin me planin e 4 të krizës ky nuk dëgjoka as planin e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco