Mesazhi i Metës: Tradhtarët e gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin heronjve

Mesazhi i Metës: Tradhtarët e gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin heronjve

10:14, 11/10/2020
A+ Aa A-

“Tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane.”. Kështu deklaroi presidenti Ilir Meta gjatë një vizite në Shkodër, duke shigjetuar kështu politikën shqiptare.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit shprehu mirënjohje për kontributin e përjetshëm të 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut.

“Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.

Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike. Tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane. I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut! ????????”, thuhet në mesazhin e Metës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku11/10/2020 18:36

Nuk po shkonin në Vig të Mirditës për të çliruar Atdheun nga italiano gjermanët seose aty buk kishte këmbëbtë huaji. Ata shkonin për të përhapur idetë komuniste të Stalinit e Titos mbi luftën e klasave në gjirin e popullit, shkuan për të mbjellë gjak dhe nuk arritën, sepse populli antikomunist i Mirditës u dha përgjigjen e merituar. Ndero edhe ata qindra e mijëra mirditorë që u vranë barbarisht nga Enveri e Mehmeti për hakmarrje. Ndero edhe ata 5000 shqiptarë të Kosovës që u kaluan nëpër Shqipërinë komunisto titiste për tu vrarë barbarisht në plazhet e Tivarit. Mos luaj me historinë e Enverit sipas interesit personal për të thithur vota nga komunistët nostalgjikë si hipokrit ordiner.

Shto koment

Denonco