Kur do të ketë një listë kandidatësh? Ja çfarë thotë Basha për votimet brenda PD-së

Kur do të ketë një listë kandidatësh? Ja çfarë thotë Basha për votimet brenda PD-së

22:46, 01/10/2020
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’ ka folur dhe për zgjedhjet e brendshme brenda PD-së, ku anëtarësia po përzgjedh kandidatët për deputetë.

Sipas kreut të PD-së, pas përfundimit të këtij procesi, emrat do të kthehen sërish tek komisioni që do të përzgjedhë emrat.

‘Nuk duhet të ketë zemërthyer në këtë votim. Nuk është e drejtë, nuk është normale të thuash skualifikim. Nëse nuk dalin në listën e anëtarëve, por ata njerëz nuk do të thotë se e kanë mbyllur karrierën e tyre politike.

Nëse ata do të jenë resurse mjaft të mira për qeverinë e demokratëve që do të vijë pas 25 prillit. Nuk do të thotë o deputet o vdiqa. Dikush mund të ketë aftësi menaxheriale, dikush tjetër në pozicion tjetër. Jo të gjithë mund të bëhen deputetë.

Dëri më sot procesi është i mirëpritur dhe pjesëmarrja është masive. Nuk ka të eliminuar, ka një proces që administrohet nga komisioni.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, të fundit që janë në 12 tetor në Tiranë dhe më pas kandidatët do të kalojnë sërish në komision. Më pas lista do të kalojë në Këshill Kombëtar dhe në Kryesi, ku dhe do të dalë një listë për deputetë’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco