Basha: Shqipëria ka ngecur në vend, duhet të ndryshojmë kurs sa nuk është vonë

Basha: Shqipëria ka ngecur në vend, duhet të ndryshojmë kurs sa nuk është vonë

22:05, 01/10/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha në Çim Peka LIVE se e priste që Edi Rama do prishte marrëveshjen e 5 qershorit, pasi ai nuk u qëndron marrëveshjeve.

Basha tha se këtë ua ka bërë të qartë edhe ambasadorëve.

“Ne kemi hyrë në këtë rrugë për shkak se nga 15 kushtet e vendosura për të nisur negociatat, reforma zgjedhore me konsensus kërkonte pjesëmarrjen e opozitës. Nuk ka shpresë te Edi Rama, nuk njeh marrëveshje dhe nuk njeh kufi për pushtetin. Të njihte kufi, nuk do vidhte në mes të pandemisë dhe tërmetit,” tha Basha.

I pyetur se çfarë garancish ka ai për fitoren, kur dihet se do ketë manipulime zgjedhore.

“Ai mund të hipë edhe në majë të ullirit në Surrel por është i pashpresë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkojnë ndryshim, përfshirë edhe socialistët e thjeshtë.

Masa më e madhe për të parandaluar manipulimet e zgjedhjeve është vullneti i shqiptarëve për ndryshim. Garancia e vetme është dëshira plebishitare për ndryshim. Me këtë sjellje të Ramës, Shqipëria do marrë edhe kërcënime të tjera, mes të tjerash për rikthimin e vizave,” tha Basha.

I pyetur se a do dalë opozita me një listë, në rast se Rama ndalon koalicionet, Basha tha: “Të gjitha vendimet do merren në kohën e duhur. Asnjë manovër nuk e shpëton Ramën nga ndëshkimi”.

I pyetur se përse njerëzit do të votojnë opozitën, Basha tha se ata kanë një plan për të bërë ndryshimin.

“Ne kemi planin për të ndryshuar vendin. Qeverisja jonë do ofrojë: Normalitet, përgjegjshmëri dhe llogaridhënie,” tha Basha. Sipas tij, Shqipëria ka ngecur në vend, ndaj duhet ndryshuar kurs.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco