Kreu i opozitës sonte në SYRI TV/ Peka: Basha po sillet si kryeministër

Kreu i opozitës sonte në SYRI TV/ Peka: Basha po sillet si kryeministër

19:35, 01/10/2020
A+ Aa A-

Analisti dhe moderatori Çim Peka, i ftuar në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV përballë gazetares Juli Krisafi, tha se Edi Rama duket se është keq në sondazhe.

Sipas tij, kjo duket te fakti që po bën gafa, është çorientuar dhe po u bie ndesh marrëveshjeve të nënshkruara me garancinë e ndërkombëtarëve.

“Nëse do të ishte mirë për sondazhe, nuk do bënte të tilla gjëra,” tha ai.

Sonte në mbrëmje, i ftuari i Pekës do të jetë lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Moderatori tha se Basha do të flasë për ekonominë.

“Basha nuk flet as për kod, as për reformë. Prej gjashtë muajsh Basha po sillet si kryeministër dhe po flet për ekonominë, duke u përqendruar te ekonomia.

Për pritshmërinë e publikut, zoti Basha nuk ka interes të flasë për reformën zgjedhore.

Ky njeri ka vendosur të dalë në çdo studio dhe të flasë për ekonominë. Ky është prioritet i tij dhe i këshilltarëve që ka.

Tani po sillet si kandidat për kryeministër dhe ndoshta është gjëja më e mirë që mund të bëjë,” tha Peka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco