‘Ngërçi në KP'/ Alibeaj në SYRI TV: Mazhoranca do të zvarrisë procesin, humbëse në të gjitha rastet

‘Ngërçi në KP'/ Alibeaj në SYRI TV: Mazhoranca do të zvarrisë procesin, humbëse në të gjitha rastet

16:58, 01/10/2020
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e Pasdites në SYRI TV, përballë moderatores Armela Ferko, ish-deputeti Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, foli për ngërçin në Këshillin Politik dhe hapat e opozitës së bashkuar.

Alibeaj u shpreh se veprimi i mazhorancës nuk ishte vetëm ndryshime të njëanshme por ishte prishje e Këshillit Politik.

‘Mund të tërhiqeshim kur filluan veprimet e njëanshme nga mazhoranca, por për faktin se marrëveshja e 5 qershorit u përshëndet nga BE dhe SHBA, ne vazhduam.

Gjithashtu garantuam një klime të qetë ku të fortit të mos përfitojnë. Na intereson konsesnusi dhe zgjedhjet pasi Edi Rama rezulton humbës në të gjitha rastet dhe kërkon të zvarrisë procesin më të gjitha mundësië’.

Por gjithashtu Alibeaj theksoi se ky veprim ishte edhe për faktin e një nga kushteve për antarësimin në BE.

‘U duk qasja e PS, duke mos njohur Këshillin Politik dhe duket një mankth e ka kapur palën tjetër’, ka thënë Alibeaj.

Pyetjes së moderators Armela Ferko se a u kthyen listat në boomerang për opozitën, pasi është një nga pikat e ngërcit në Këshillin Politik dhe a devijon kjo pikë marrëveshjen e 5 qershorit, Alibeaj u përgjigj:  

‘Ska pas devijim nga pala jonëë. Jemi koherent me situatën dhe zgjidhjet që kemi ofruar. Ne përfaqësuam listën e hapur sepse e kemi propozuar sistemin mazhoritar prej kohësh.  Edhe për shkakun për të mos ja lënë në dorë PS një kartë të lartë morali që ajo nuk e përfaqëson’.

Gjithashtu Alibeaj theksoi se nuk është sistemi zgjedhore I cili do të sillte process të lirë e të ndershëm.

‘Ky ëhstë I vetmi problem që dyhet rergulluar. Produkti dhe formula ka rëndësinë e vetë, por nuk janë thelbësoret. Qëndrimi ynë lista 100 në start të gjithë të barabartë në start. Si dhe koalicionet të cilat janë halli I madhë I mazhorancës. E vetmja pikë që ska pasur kontestime nga OSBE n ëtë gjitha raportet e zgjedhjeve’.

Alibeaj theksoi se kjo mazhorancë ka përfituar nga koalicionet, pasi në zgjedhjet e 2013 ishte vetë përfitues, por fillimi duket që ka nisur me manipulimi dhe kjo dihet se ku do na cojë.

‘Mazhoranca do e shfrytëzoi situatën duke realizuar të ndryshimet për të gjitha problemet që ka dhe do e justifikoi se ne u ulëm por nuk u morëm veshë. Por kjo nuk ka kosto për opozitën, ‘0 kosto’ u shpreh Alibeaj’.

Sipas Alibeaj, mazhoranca do të zvarrisi procesin si dhe refuon ti drejtohemi OSBE/ ODIHR.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco