‘Të punojmë fort për mirëqenien e të moshuarve’/ Meta nderon me urdhërin e lartë kreun e shoqatës së pensionistëve

‘Të punojmë fort për mirëqenien e të moshuarve’/ Meta nderon me urdhërin e lartë kreun e shoqatës së pensionistëve

16:07, 01/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ditën e sotme me urdhërin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, z. Faik Xhani, në ditën e të moshuarve, në vlerësim të përkushtimit dhe kontributit të veçantë në ndihmë të pensionistëve.

‘Në vlerësim të përkushtimit dhe kontributit të veçantë në ndihmë të pensionistëve, si edhe në kuadër të Ditës Botërore të të Moshuarve, pata sot kënaqësinë të çmoj kryetarin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”, z.Faik Xhani me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Z.Xhani është dalluar gjatë gjithë jetës së tij si veprimtar aktiv shoqëror, duke kryer me devotshmëri edhe detyra të ndryshme si nismëtar e kontribues për themelimin dhe funksionimin e disa shoqatave jofitimprurëse, që kanë ndihmuar fëmijët jetim, moshën e tretë dhe familjet në nevojë.

Përsëris thirrjen drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore, veçanërisht atyre të kujdesit shëndetësor, që të punojnë fort për përmirësimin e mirëqenies së të moshuarve.’

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco