‘Profeti i kokoshkave’/ Meta-Ramës: Shefi i pakicës së pakicës ... asgjë s’të shpëton në 25 prill

‘Profeti i kokoshkave’/ Meta-Ramës: Shefi i pakicës së pakicës ... asgjë s’të shpëton në 25 prill

13:07, 01/10/2020
A+ Aa A-

Pas kreut të opozitës, Lulzim Basha i cili iu përgjigj Edi Ramës, një reagim ka ardhur edhe nga presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit i drejtohet Ramës si ‘profeti i kokoshkave’.

Në mesazhin e tij, Meta i kujton Ramës se ai është thjeshtë ‘shefin i pakicës së pakicës’

Gjithashtu Meta i kërkon kreut të mazhorancës që të respektojë 5 qershorin, se asnjë formulë se shpëton në 25 prill.

Reagimi i plotë i presidentit Ilir Meta:

Profeti i kokoshkave t'i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit.

Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.

Por fajin për këtë situatë të rëndë psikike, prapë e ka Opozita e Bashkuar.

Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco