'Mos më prek'/ Gjyqtarja s’lejohet nga policët të flasë për mediat: Shtet kriminel dhe mafioz

'Mos më prek'/ Gjyqtarja s’lejohet nga policët të flasë për mediat: Shtet kriminel dhe mafioz

11:38, 01/10/2020
A+ Aa A-

Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka folur me tone të ashpra pasi doli nga Gjykata e Apelit ku është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie. Ajo pati përplasje fizike me një polic duke thënë para mediave se i kanë hequr të drejtën e fjalës.

Sipas Margjekës ky shtet është mafioz dhe kriminel pasi po e godet për refuzimin e mandatit ndaj Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

"Më kanë hequr të drejtën e fjalës. Nuk ka asnjë provë. Ky shtet nuk bëhet më. Ik mos më shtyj. I kemi parë, kush është futur në burg ndonjëherë, vetëm ata që kanë dalë para shtetit. Mos më prek, nuk të heq njeri nga puna, nuk bëhet shteti me mashtrime, mos më prek. E kam dosjen këtu".

"Publikoje dosjen, nuk ka asnjë provë. Nuk i dhashë mandatin bashkisë Durrës. Le të varroset familja ime, le të shkatërrohet, nuk ia dhashë mandatin. Mos më prekni. E bëj me kërkesë të PS, u bë paralel, pse nuk u pushua cështja? E kuptoni cfarë mafie ka. E kuptoni që kisha dosjen. Turp të keni. Shtet kriminal, mafioz, shtet i korruptuar, a ju vjen turp. Mua më gjetët? Monstra. Sa të jem unë gjallë do t'i paguani të gjitha".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco