Bylykbashi: PS refuzon t’i drejtohemi ODIHR, po bllokohet konsensusi

Bylykbashi: PS refuzon t’i drejtohemi ODIHR, po bllokohet konsensusi

11:14, 01/10/2020
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar para nisjes së mbledhjes së Këshillit Politik se opozita dhe maxhoranca janë të ndara në çështjen e koalicioneve, por PS refuzon që të dërgohet kjo pikë në ODIHR.

Ai e cilësoi këtë sjellje të maxhorancës si hap bllokues të konsesusit për Reformën Zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat para nisjes së mbledhjes, Oerd Bylykbashi u shpreh se ky qëndrim i PS, duke mos i dërguar kërkesën ODIHR, rrezikon edhe hapjen e negociatave.

“Ka më shumë se dy javë që opozita ka kërkuar si pikë të parë të Këshillit Politik t’i drejtohemi ODHIR për çështjen që ne na ndan në mënyrë thelbësore për koalicionet. Ajo refuzon të dërgojë kërkesën e ODIHR duke penguar Këshillin Politik. Nëse vazhdon edhe sot, do bllokojnë konsensusin për Reformën Zgjedhore”, tha Bylykbashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco