Raporteri i PE, Lega, qeverisë Rama: Tërhiqni ligjet për median!

Raporteri i PE, Lega, qeverisë Rama: Tërhiqni ligjet për median!

09:19, 01/10/2020
A+ Aa A-

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega godet sot sërish ligjin "antishpifje" të qeverisë Rama:

Duke lavdëruar si lajm të mirë arritjet e medias në përpjekje për vetërregullim, Lega kritikon sërish "paketën antishpifje të propozuar nga qeveria".

"Garantimi i lirisë së medias është vital për demokracinë dhe i domosdoshëm për integrimin në BE të Shqipërisë", e përmbyll deklaratën e Lega-s.

Në debatin për problemet e demokracisë në Shqipëri të mbajtjur në Komisionin e Jashtëm të PE në qershor, Lega deklaroi se qeveria Rama po tregohet e butë me baronët e drogës dhe e ashpër me gazetarët.

Javët e fundit qeveria tentoi të aprovonte disa amendamente të hartuara fshehtas, të cilat nuk pasqyronin opinionin e Komisionit të Venecias. Delegacioni i BE në Tiranë dhe Stefan Schenach, raporter per median në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (si edhe anëtar i Grupit Socialist ) reaguan ashpër.

Opozita, Presidenti e shoqëria civile e kanë denoncuar vazhdimisht ligjin e qeverisë Rama si rrezik për lirinë e medias

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco