Gjyqtarja Margjeka: Po sulmohem se nuk njoha zgjedhjet e 30 qershorit

Gjyqtarja Margjeka: Po sulmohem se nuk njoha zgjedhjet e 30 qershorit

09:03, 01/10/2020
A+ Aa A-

Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka folur para nisjes së seancës plenare ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar. Ajo ka kërkuar praninë e medias në seancë.

Margjeka tha se dosja ndaj saj nuk ka asnjë argumentim ligjor dhe se gjithçka është bërë me tendencë, për shkak të vendimit të saj vitin e kaluar, që nuk i dha mandatin kryebashkiakes së Durrësit, e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

“Nuk ju lejojnë për shkak të koronës. Unë dua të jem aty, por nuk dua të jetë me dyer të mbyllura. Duhet të nxirret një foni aty dhe të dëgjohet. Do kërkoj shfuqizim sepse është absurditet. Nëse ju nuk ju lejojnë unë do kërkoj foni".

"Meqenëse u trumpetua gjyqtarja për tre ditë sepse mori 6 mijë euro. Si i thotë SPAK këto? Kam punuar për këtë punë, kam 4 diploma. Unë dyshoj se është tendencë. Jam i vetmi gjyqtar që nuk kam njohur zgjedhjet e 30 qershorit. Mendova se do ta bënin edhe gjyqtarë të tjerë. Ju e dini shumë mirë që unë jam gjyqtarja e vetme që kam bërë nul procesin e 30 Qershorit. Gojën nuk ma ndalon asnjë njeri. Do ta shikoni dosjen”, u shpreh Mimoza Margjeka.

Ajo u arrestua për një skemë korrupsioni si e gjyqtare e komanduar në Apelin e Korçës, ku i përfshirë ishte edhe bashkëshorti i saj, teksa ajo me vendim zbuti masën për një të arrestuar kundrejt 6 mijë eurove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco