Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Kokalari: Biden kërkoi falje në Serbi për bombardimet, ja çfarë më tha djali i Trump për shqiptarët

Kokalari: Biden kërkoi falje në Serbi për bombardimet, ja çfarë më tha djali i Trump për shqiptarët

22:20, 30/09/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje telefonike nga SHBA, me Çim Peka Live, Evi Kokalari një aktiviste e njohur republikane por edhe e afërt me familjen Trump, ka komentuar situatën poltike menjëherë pas debatit të brendshëm electoral midis Trump dhe Biden.

‘Në diskutimin për Joe Biden, Peter thoshte që nuk ka bërë gjë, ndërkohë që Joe Biden ka qenë në Serbi dhe ka kërkuar falje për bombardimet e NATO-s në këtë vend.

Joe Biden ka bërë mirë për Kosovën në vitet ’90, por ai është një njeri që e kthen politikën në interes të tij.

Dhe për këtë mund tju kujtoj që është një klip që ka qarkullaur në internet kur Biden kërkon falje në Serbi për bombardimet e NATO-s.

Po ti kthehesh pak komunitetit shqiptar, kupton që përkrahja e tyre nuk ka të bëjë thjesht me Kosovën, por me interesat e tyre.

Unë si një person i afërt me familjen Trump, ju kujtoj se Erik Trump ka folur me superlativa për shqiptarët.

‘Shqiptarët janë shumë të fortë, dhe njerëzit e fortë nga natyra janë ata që po e mbështesin tim atë.’-ka thënë Trump.

Kjo është një gjë kaq pozitive për shqiptarët.

Çfarë ka bërë Biden, kur ke gjithë familjen e Trump që flet shumë mirë për Shqipërinë

Donald Trump është shumë xhenuin me shqiptarët.

Nëse Donald Trump do të jetë për një mandat tjetër do jetë shumë mirë për Shqipërinë dhe Kosovën.’

Evi Kokalari foli edhe për shanset që Trump ka për të fituar.

‘Janë shumë të larta shanset. Do jenë shumë më të larta se në vitin 2016. Hillari Klinton ishte më e favorizuar nga demokratët në vitin 2016 se Biden sot.

Kësaj radhe në 2020 demokratët dhe indipendentët do ia japin votën Trump.

Por situata mund të jetë e rrezikshme, pasi do kemi vjedhje votash.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

bledib01/10/2020 08:04

Bukur flet bukur, por e pame sa mire veproi me Marrveshjen dhe festimet ne Serbi.

Shto koment

Denonco