‘Shqiptarët 7.5 mln euro për maska dhe medikamente’/ Koduzi: Qeveria t’u bëjë rimbursimin ….

‘Shqiptarët 7.5 mln euro për maska dhe medikamente’/ Koduzi: Qeveria t’u bëjë rimbursimin ….

21:16, 30/09/2020

Gazmend Koduzi kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, përmes një interviste të dhënë në televizionin FaxNews, ka bërë një kalkulim të parave që kanë shpenzuar në total pacientët shqiptarë në kuadër të përballimit të infektimit me Covid.

Sipas Koduzit kjo shifër kap vlerën e 7.5 milionë euro, e cila është tepër e lartë për xhepat e qytetarëve. Eksperti i shëndetësisë, theksoi se shteti mund të bëjë një rimbursim të qytetarëve përmes një skeme elektronike mjaft të thjeshtë, por çështja është se kjo nuk ndodhet në axhendën e qeverisë.

“Lekët janë në buxhet por ata nuk kanë përparësi shëndetin e qytetarëve por kanë përparësi xhepin e tyre, aq më tepër kur ndodhen 4 muaj larg fundit të mandatit dhe qeverisjes së tyre. Gjithashtu duhet të bëjnë rimbursimin e qytetarëve, të cilët sipas llogarive tona kanë shpenzuar rreth 7.5 milionë euro. 7.5 milionë euro  nuk janë asgjë për buxhetin e shtetit por janë shumë për xhepat e qytetarëve.

T’i marrin me recetë si në rastin e rimbursimit të barnave dhe të rimbursojnë qytetarët. Ka mënyra të ndryshme për ta bërë por nuk duan ta bëjnë. Po të isha unë me skemën sipas protokollit të caktuar elektronikisht ja çon dhe farmacistit në mënyrë që pacienti mos të paguaj asnjë lekë”.- Koduzi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco