Kadilli: Trump doli fitues, e futi Biden në disa kurthe

Kadilli: Trump doli fitues, e futi Biden në disa kurthe

21:11, 30/09/2020
A+ Aa A-

Politikani Fatbardh Kadilli, i ftuar në Çim Peka LIVE, tha se është i mendimit se Donald Trump doli i fituar nga debati i mbrëmshëm mes Trump dhe Biden.

“Në thelb, për mua Trump dhe doli siç e njohim, me të njëjtën staturë, me të njëjtën thjeshtësi komunikimi.

Elita profesionale humbi, e provuan me Hillary Clinton, e katandisën një politikan profesionist si Biden të thotë: Qepe, kloun.

Këto janë shenja se establishmenti politik amerikan i viteve ’70 po të themi, nuk është në gjendje të prodhojë një politikan karriere.

Kështu ndodhi para 4 viteve, kështu ndodh tani.

Trump e shkundi sistemin dhe e bëri të vërtetën të vërtetë. Numrat janë numra dhe deklarimet janë deklarime,” tha ai.

“Trump e futi Biden në disa kurthe, ku ai nuk ishte në gjendje të mbante qëndrime,” tha Kadilli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironsi/gjermani01/10/2020 00:55

Une mendoj se eshte heret per te dale me deklarata te tilla. Ne gjermani ka komente direkt te kunderta persa i perket pyetjes kush beri figure me te mire ne kete duel me nje nivel mesatar.

Shto koment

Denonco