Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Zgjedhjet në SHBA/ Ibrahimi në SYRI TV: Nuk do e hedh votën me zemër

Zgjedhjet në SHBA/ Ibrahimi në SYRI TV: Nuk do e hedh votën me zemër

20:50, 30/09/2020
A+ Aa A-

Në një edicion special të Çim Peka LIVE, dedikuar debatit të mbrëmshëm në SHBA mes Donald Trup dhe Joe Biden, ishte i pranishëm edhe analisti kosovar Ilir Ibrahimi.

Ai tha se fyerjet ishin kryefjala e debatit.

“Në këtë debat nuk ka pasur fitues, ka pasur vetëm humbës. Humbësi më i madh ka qenë votuesi amerikan, pasi nuk ka mundur të shohë alternativat që i ofrohen.

Këto debate janë shumë thelbësore në rëndësinë e tyre për të përcaktuar kandidatin që do të udhëheqë SHBA.

Dje nuk u mor vesh cilat janë qëndrimet e tyre, përveç disa qëndrimeve që i kanë bërë të njohura më parë.

Unë jam qytetar amerikan, por pavarësisht se do e kryej detyrimin, nuk do ta hedh këtë votë me gjithë zemër,” tha ai.

I pyetur se për kë shkon vota e tij, ai tha se: “Nga principi nuk e bëj një gjë të tillë, pasi jam kryetar i Odës Amerikane në Kosovë. Prandaj nuk e bëj votën publike. Këtë radhë e kam të vështirë ta bëj një gjë të tillë”.

“Përshkrimi më i mirë për këtë debat ishte se kemi një kandidat që është plakur dhe një tjetër që nuk është presidencial.

Ky debat ishte një maskaradë, edhe pse debati ka qenë kulmi i fushatës, ka ardhur dita që të shihen me këtë sy.

Kam pasur dëshirë të shihja një Biden siç e njihnim nga e kaluara, por ai duket shumë i plakur, kurse Trump nuk ka ndryshuar,” tha Ibrahimi.

Sipas tij, rezultati zgjedhor nuk pritet të dalë më 3 nëntor, ndërsa është e vështirë të thuhet se kush është i favorizuar.

“Më i favorizuar është vështirë të thuhet pasi ka disa faktorë që do ndikojnë në këto zgjedhje: është pandemia, ekonomia është përtokë dhe është mënyra e votimit, që është ndryshe nga e kaluara. Natën e 3 nëntorit nuk do e dimë kush është presidenti, pasi do ketë shumë vota që do shkojnë me postë dhe nuk do mund të numërohen atë natë,” tha Ibrahimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco