Teliti: Plani ekonomik i Bashës i realizueshëm, ndihmon 1 milion shqiptarë në 6 muaj

Teliti: Plani ekonomik i Bashës i realizueshëm, ndihmon 1 milion shqiptarë në 6 muaj

20:16, 30/09/2020
A+ Aa A-

Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, në një intervistë për televizionin FaxNews, ka prezantuar në mënyrë eksplicite planin e propozuar prej Lulzim Bashës për rimëkëmbjen e ekonomisë pas krizës së krijuar prej pandemisë.

Plani me 5 pika, sipas Telitit është një plan që prek 1 milionë shqiptarë dhe i ndihmon ata ekonomikisht për 6 muajt e ardhshëm.

Kostoja e këtij plani prej 312 milionë eurosh është e përballueshme nga buxheti i shtetit duke e ndarë gjysmën në buxhetin e këtij viti dhe gjysmën tjetër në buxhetin pasardhës, theksoi eksperti ekonomik i Pd-së.

“Basha bashkë me ekipin e tij ka një parim, do bëjmë ato kërkesa ndaj qeverisë shqiptare deri në momentin që jemi në opozitë, kur të marrim drejtimin e punëve do të marrim fatet e vendit në dorë  dhe do t’i japim zgjidhje problemeve. Deri në momentin që jemi në opozitë do të bëjmë kërkesa të realizueshme ndaj qeverisë. Ne nuk jemi nga ata që kërkojnë qiqra në hellë, ashtu sikurse nuk kërkuam në datën 11 mars, kur Basha prezantoi planin 3 mujor me 8 pika në kuadër të menaxhimit të krizës së krijuar nga karantina.

Edhe dje paraqitëm pikat me një kosto të përballueshme nga buxheti shqiptar.  Plani rëmëkëmjes i propozuar nga PD është një plan që prek 1 milion shqiptar dhe ka një kosto prej 312 milionë dollarë. Një pjesë të parava Rama mund t’i gjejë nga buxheti i këtij viti, një pjesë nga buxheti i vitit tjetër, por problem qëndron se nuk vullnet”.- tha Teliti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco