Gjykata e Strasburgut rrëzon pronarët/ Basha: Do ta shfuqizojmë ligjin e pronave

Gjykata e Strasburgut rrëzon pronarët/ Basha: Do ta shfuqizojmë ligjin e pronave

19:53, 30/09/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Strasburgut do të kthejë pa vendim final dosjet e pezulluara të 89 pronarëve 

Që prej vitit 2006 deri në vitin 2016, Gjykata e Strasburgut u ka dhënë të drejtë pronarëve shqiptarë për një kompensim të drejtë për pronën.

Por me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të qeverisë Rama, në 2016-ën, i kundërshtuar nga pronarët dhe nga PD-ja, Gjykata e Strasburgut ka kthyer me dhjetëra dosje. Gjykata po penalizon pronarët që enden dyerve të sistemit të drejtësisë prej 30 vjetësh, duke i kthyer për gjykim në Shqipëri, në një kohë kur në vend nuk funksionon as Gjykata e Lartë, nuk funksionon as Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët ndodhen nën preisonin e vetingut.

Gjykata e Strasburgut nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vendimin e kthimit të dosjeve në Shqipëri pa i vlerësuar përfundimisht ato, por këtë e ka bërë kryeministri Edi Rama. Në maj 2016 ai deklaroi në Parlament se “Qeveria e Shqipërisë ka përfunduar një Marrëveshje me Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg sipas të cilës Gjykata nuk do të japë më gjykime të tjera mbi rastet pezull të pronave kundër Shqipërisë”.

Bazuar në këtë marrëveshje me qeverinë, nesër, Gjykata e Strasburgut do të kthejë edhe 89 aplikime të tjera për pronat, të cilat ishin të mbyllura që në vitin 2016 dhe ishin në pritje të vendimit.

Përfaqësuesit e pronarëve dhe të PD e kanë quajtur më herët këtë një vendim politik që shmang detyrimet e Konventës nga ana e Gjykatës së të drejtave të Njeriut dhe kërcënon standartin e Konventës dhe të jurisprudencës së vetë Gjykatës. Ky vendim për të kthyer mbrapsht dosjet e pronave e kalon çdo diskrecion për zgjidhjen e çështjes tek skema e Qeverisë dhe tek gjykatat ne vend, të cilat janë në kaos, nën presion ose jashtë funksionit.

4 vjet më parë, kryetari i PD, Lulzim Basha, i dërgoi një letër Kryetarit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Guido Raimondi, ku i shprehu shqetësimin për deklaratën e kryeministrit Rama në lidhje me marrvëshjen e arritur me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më çështjen e pronave për Shqipërinë.

“Kjo është një ndërhyrje e pastër që hedh dyshime për paanshmërinë dhe pavarësinë e GJEDNJ. Asgjë në Konventë apo në Rregullorën e Gjykatës nuk parashikon që një palë të lidhë marrëveshje me Gjykatën për mënyrën sesi do të veprohet që rastet në shqyrtim të jënë në avazntazhin e saj”- thuhet mes të tjerash në letrën që kryetari i PD, Lulzim Basha i ka dërguar Kryetarit të Gjykatës së Strasburgut për marrëveshjen e shpallur nga kryeminstri Ed Rama.

4 vjet më vonë, marrëveshja është vënë në zbatim dhe për pronarët shqiptarë vendimi i Gjykatës së Strasburgut është kthimi i çështjeve të tyre në Shqipëri. Ligji i qeverisë i vitit 2016 njeh kompensimin në 10 % të vlerës së pronës të njohur për kompensim.

Ky ligj nuk është njohur asnjëherë nga PD, e cila ka paralajmëruar se do ta shfuqizojë atë dhe me ardhjen në pushtet do të nisë zbatimin e një plani që kompenson pronarët e ligjshëm me vlerën e tregut./MAPO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Muzapopullore 30/09/2020 20:59

Edvin Rama eshte kriptokomunisti pabyths " njeriu I Partise (PPSH)persa ka lidhje me pronen dhe pronaret legjitime. Dhe jo vetem per pronen private por dhe ate publike. Nese PD dhe aleatet e saj behen njesh me pronaret legjitime Edvin Rama bashke me rilindaret pabythsa sumeshpuar, largohet dhe nuk sheh me karrige pushteti sikur edhe tre jete te kete pavaresisht se kete qe ka do te kaloje ne burg. Prona tek I zoti. Kjo kthen normalitetin ne kete vend ku morrat e kuq, sigurimsat, Tan Lamet ( qe gabimisht nuk I shfarosem ne '91) I genjen mendja se mund te marrin pronen tjetrit se jane ne pushtet - kurvat !!!!! Edhe ne var sdo gjejne rehat. Pushtat!!!!

Shto koment

Denonco