‘Rama do tentojë të vjedhë zgjedhjet’/ Balliu: Kërkon të ruajë kokën e tij para drejtësisë

‘Rama do tentojë të vjedhë zgjedhjet’/ Balliu: Kërkon të ruajë kokën e tij para drejtësisë

18:58, 30/09/2020
A+ Aa A-

Lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe zhvillimin e zgjedhjeve në 25 prill, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, ka thënë se kryeminstri Edi Rama do të tentojë t’i vjedhë ato, pasi kërkon të ruajë kokën e tij.

I ftuar në ”Ora News”, Balliu tha se pa pushtet, Ramës do i duhet të përballet me drejtësinë.

”Edi Rama do tentojë dhe do bëjë gjithçka për t’i vjedhur zgjedhjet, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë dyshim. Edi Rama nuk luan vetëm për mandatin e tretë, por ka hallin e kokës së vetë. është koshient për krimet që ka bërë. E vetmja gjë që e mban Edi Ramën larg dyerve të burgut, është pushteti i tij kryeministror. Pa atë pushtet, atij do i duhet të përballet me drejtësin dhe me ligjin. Ai do bëjë gjithçka për t’i shkatërruar dhe vjedhur votat. Opozita e Bashkuardhe qytetarët nuk do lejojë që vota e tyre të vidhet.”

Sipas Balliut, PD i mbetet listave të hapura 100 % dhe nuk tërhiqet nga kërkesa për këshillim me OSBE-ODIHR.

”Partia Demokratike nuk do tërhiqet nga kërkesa për t’u këshilluar me OSBE-ODIHR, duke marrë parasysh që PS ka shkelur konsensusin e arritur nga të gjitha palëve, përsa i përket koalicioneve. Ne i qëndrojmë kërkesës tonë të parë, për listat e hapura, 100% të hapura. Lista gjysmake nuk mund të ketë dhe nuk ekziston. Kjo është diçka e shpikur nga Edi Rama sepse nuk do lista të hapura. Ne i qëndrojmë kësaj kërkese dhe ndërmjetësimin e OSBE-ODIHR për çdo gjë për të cilën palët nuk bien dakord. Nuk mendoj se ka ndonjë paqartësi. Kemi Edi Ramën i cili kërkon shkatërrimin e konsensusit të arritur, për interesa personale. Kemi Edi Ramën që kërkon lista të mbyllura, dhe kemi PD që kërkon respektimin e konsensusit të arritur, dhe kërkon lista 100% të hapura,” ka përfunduar Balliu.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco