Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Detyrë e qeverisë të sjellë vaksinat / Shehu: 320 mijë doza janë pak, sqaroni origjinën….

Detyrë e qeverisë të sjellë vaksinat / Shehu: 320 mijë doza janë pak, sqaroni origjinën….

17:05, 30/09/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, u ka kërkuar autoriteteve shëndetësore të jenë të përmbajtur lidhur mbi lajmin e ardhjes së një sasie vaksinash gripi.

Shehu u ka kërkuar që të mos hedhin fishekzjarre, pasi kjo është detyrë e qeverisë.

Mos hidhni fishekzjarre, Qeveria nuk ka realizuar ndonjë mrekulli me ardhjen e një sasie vaksinash Gripi!

Kjo është vetëm një pjesë e kësaj detyre elementare të qeverisë, veçanërisht në këtë periudhë epidemie.

Në radhë të parë Qeveria duhet të falenderojë Opozitën që ishim të paret prej disa muajsh duke kërkuar këtë gjë.

Nga ana tjetër jemi shumë larg asaj që duhet bëre:

--Ministria e Shëndetësisë deklaron për fillimin e ardhjes me transhe të 320 mijë dozave, gjë që së pari duhet të sqarojë se për sa kohë bëhet fjalë deri në realizimin e kësaj shifre.

--Së dyti insistimi i ynë e nevojat e këtij viti të veçantë kur menaxhimi anti Covid, gjendja e sistemit shëndetësor e pasojat e kësaj janë në nivele të rrezikshme në vendin tonë, ishte e është sigurimi gratis i këtij vaksinimi për të gjithë popullësinë, ashtu si po ndodh në shumicën e vendeve të zhvilluara.

320 mije doza janë shumë pak, edhe duke mos llogaritur diapazonin kohor të arritjes.

Kjo të çon në një pyetje, po pjesa tjetër e popullësisë çfarë do të bëjë, do të lihet e zbuluar, kur dhe kërkesat nga qytetaret janë të mëdha?

--Së treti Ministria duhet të sqaroje origjinën e prodhimit të kësaj vaksinë, të faktit nëse ajo është e çertifikuar në vendet e BE dhe a mund të qarkullojë në ata apo të tjerë që operojnë nën EMA a FDA, siç ishte vitin e kaluar në tërësi e këtë vit me ato në ardhje për tregun tonë privat?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco