VIDEO/ Naftëtarët në SYRI TV: Duam rrogat, këtu vijnë biznese që pastrojnë paratë dhe ikin

VIDEO/ Naftëtarët në SYRI TV: Duam rrogat, këtu vijnë biznese që pastrojnë paratë dhe ikin

16:59, 30/09/2020
A+ Aa A-

Naftëtarët grevistë të Ballshit kanë treguar live në SYRI TV hallet e tyre.

Duke folur me moderatoren Armela Ferko në Edicionin e Pasdites, naftëtarët kanë akuzuar qeverinë shqiptare për neglizhencë.

Njëzëri ata kanë kërkuar që të paguhen për punën që kanë bërë dhe bëjnë.

‘Nuk e kuptojmë heshtjen e ministres Balluku, është mister’, u shpreh një prej naftëtarëve.

Një tjetër naftëtar deklaroi në SYRI TV se duan që të vijë një firmë serioze dhe të mos ketë më firma 3 mujorëshe, që vijnë pastrojnë paratë e tyre dhe ikim, duke mos dhënë as pagat, por duke mos paguar as sigurimet shoqërore.

Ata kanë kërkuar që firmat që vijnë aty të jenë seriozë.

‘Ne nuk jemi laborator për të bërë prova operatorë të ndryshëm që vijnë në Ballsh, për 3-4 muaj, pastrojnë paratë e tyre dhe më pas zhduken, duke lënë pas paga të papaguara dhe siguracionet të pa dhëna’, është shprehur një tjetër naftëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco