Arta Marku emërohet sërish prokurore e përkohshme

Arta Marku emërohet sërish prokurore e përkohshme

15:28, 30/09/2020
A+ Aa A-

Arta Marku është emëruar sërish prokurore e përkohshme, sërish në Prokurorinë e Gjykatës së Apelit.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Njoftimi i KLP-së:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot në mesditë mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Seanca plenare është organizuar on-line në lidhje Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet EURALIUS dhe OPDAT, në kushtet e distancimit social si rezultat i pandemisë COVID-19.

Pasi u njoh me relacionet e përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi miratimin e projekt-akteve ‘Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje të z. Arben Dyla ‘, ‘Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier të znj. Violeta Shkurta ‘ dhe ‘Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë të znj. Arta Marku ‘.

Pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të emërimit, pasurisë, figurës dhe integritetit, Këshilli vendosi kualifikimin për emërim të dy kandidatëve për magjistratë në profilin prokuror, znj. Enkeleda Hoxha dhe z. Gazmend Frëngu pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020. Me këtë vendimmarrje, Këshilli hap rrugën për shpalljen e dy vendeve vakante për kandidatët për prokuror.

Më shumicë votash, Këshilli miratoi raportet për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Ervin Beqiri, Petrit Hysa dhe Lindita Male (Ziguri) dhe projekt-aktin për mbarimin e statusit, për shkak dorëheqje, të magjistratit znj. Rabiana Halili, aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vitori 30/09/2020 15:52

Copa e Mishit e meriton plotesisht te jete aty, se pasi `sistemoi` Prokurorine e Pergjithshme tani do te sistomoje dhe ate te Tiranes. O faqja e zeze dhe i shpelafte mortja te gjithe me SUPER DEBILEN SHERBETORE ORDINERE ne krye.

Shto koment

Denonco