FOTO/ Edi Rama i fal Gjergj Lucës për 30 vite edhe liqenin e Butrintit

FOTO/ Edi Rama i fal Gjergj Lucës për 30 vite edhe liqenin e Butrintit

13:53, 30/09/2020

Gjergj Luca, administratori i firmës së peshkut duket se nuk është mjaftuar me 3000 m2 truall dhe det në Shëngjin dhe 135 mijë m2 objekte në Elbasan e reparte ushtarake në Prrenjas.

Mësohet se tashmë i ka hedhur sytë drejt jugut ku dhe ka marrë me koncesion liqenin ‘Xarrë-Bufi’ në Butrint, me atë që quhet ‘kontrata e plotë vetëm 1 Euro’ dhënë për firmën ‘Rozafa Shpk’, nga ministri i Bujqësisë, Bledar Çuci.

Afati i koncesionit është 10 vjet, por me të drejtë përsëritjeje edhe 20 vite të tjera pa konkurrent, ndërsa duhet thjesht një rinovim letrash të kontratës aktuale.

Ky liqen është i njohur për pasuri dhe do të përdoret për peshkim artizanal dhe kultivim midhjesh si dhe do të shërbejë edhe për turizëm me anë të kanalit që e lidh me liqenin e Butrintit.

Referuar njoftimit të Ministrisë, Gjergj Luca e ka ‘fituar’ këtë koncesion, në garën e datës 17.09.2020, organizuar me dyer të mbyllura në zyrën e ministrit Çuçi, ku firma ‘Rozafa’ ‘fitoi’, ndërsa dy konkurrentë të tjerë ishin sa për të plotësuar numrin.

Ndërkohë nga ana ligjore, për të fituar këtë koncesion kërkohet një bashkim i dy firmave si ‘shoqëri’. Për të qenë konform rregullave, Luca ka bërë ortak firmën ‘Kleris B shpk’.

Mirëpo kjo firmë rezulton se nuk ka ekzistuar dhe nuk është e regjistruar fare në QKB.

Nga ana tjetër, Rama ka mbyllur një sy për këtë shkelje të hapur dhe e ka kaluar në heshtje ‘gostinë e mikut të tij peshkatar’.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/09/2020 18:45

ME ATE BARK QE PASKA KY HIPOPOTAMI KOMUNIST, KA PER TE VDEKUR PARA KOHE NGA ZEMRA!

Shqiptari30/09/2020 18:44

DO T'I DOREZOJNE TE GJITHE BARKDERRAT E RILINDJES KOKERR ME KOKERR GJITHCKA QE PO GRABISIN E PO VJEDHIN!! RAMA LE T'U JAPE PER SHFRYTEZIM OLIGARKEVE DHE KRIMINELEVE PER 30 VJET EDHE GRUAN EDHE VAJZEN E GRUAS EDHE TE GJITHE ROBT E SHTEPISE SE VET, EDHE TE GJITHA KURVAT E RILINDJES, POR JO PRONEN E SHTETIT!! KURRE NUK KANE PER T'I MARRE!!! TE GJITHE DO TE PERFUNDOJNE PRAPA HEKURAVE TE BURGUT PERJETE!!! RROFTE SALI BERISHA! RROFTE PD! RROFTE KRYEMINISTRI I RI LULZIM BASHA!

Midhja30/09/2020 17:25

Epo na duhet nje rites ( specialist) I midhjes dhe I peshkut , qe te haje Elisa me shoket dhe shoqet e partise. Si duket tani do dale ndonje barkthare tjeter qe I henkerka shume midhjet.

dulla30/09/2020 14:47

Dakort, ky eshte nje mega korrupsin, por edhe ne kohen e PD tentuan dhe e perdren edhe familja Kodra e PD-se. Si duhet te veprohet? Duhet te hetohen te gjithe pa perjashtim dhe pa mbajtur krahe. Patjeter edhe ky pseudoolgarko-gjeli I labinotit.

Shto koment

Denonco