Shtypi francez: Opozita bjelloruse nuk ka besim tek ndërmjetësimi i Ramës

Shtypi francez: Opozita bjelloruse nuk ka besim tek ndërmjetësimi i Ramës

08:37, 30/09/2020
A+ Aa A-

Svetlana Tihanovskaja dhe opozita bjelloruse nuk kanë besim tek ndërmjetësimi i OSBE-së (me kryetar të radhës Edi Ramën) midis tyre dhe Aleksandër Lukashenkos.

Kështu raporton e përditshmja franceze Le Figaro.

Gjatë takimit dje, në Vilnius, Lituani me Presidentin francez Macron, Tihanovskaja kërkoi që një grup shtetesh të mëdhenj si Franca, Britania e Germania, por edhe Rusia e SHBA të merrte rolin e negociatorit në vend të OSBE-së.

Kujtojmë se para disa ditësh, Partia Popullore Europiane e barazoi kryeministrin Edi Rama me Lukashenkon e Bjellorusisë në deklaratën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco