Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

VIDEO/ Si Ambrozia Meta ia 'ngeci në fyt' gënjeshtrat Ramës

VIDEO/ Si Ambrozia Meta ia 'ngeci në fyt' gënjeshtrat Ramës

20:01, 29/09/2020
A+ Aa A-

Një video e publikuar ditën e sotme nga Jorida Tabaku, nxjerr qartë se si ka gënjyer Edi Rama për planin e ri kombëtar të rimëkëmbies ekonomike.

Për gjatë muajve maj –qershor, në video shihen tre citime të kryeministrit, ku ai premton se ky plan do të publikohet shumë shpejt, brenda muajit, në mënyrë që gjendja për njerzit e prekur nga kriza të normalizohet sa më parë.

Rama vazhdon të falë toka publike në Tiranë, të japë miliona për inceneratorët, por natyrisht, po hyn tetori dhe planin ende nuk e ka paraqitur.

Në zanafillën e daljes në dritë të këtij mashtrimi spektakolar ishte gazetarja e SYRI TV Ambrozia Meta, e cila nuk e ka për herë të parë ti’a ngecë fjalën në fyt kryeministrit.

Në takimin e sotëm që pati me gazetarët, Ambrozia e pyeti thjeshtë dhe pa epitete akuzuese, se përse ai kishte deklaruar tre herë, në 24 maj, në 2 qershor dhe në 9 qershor, se do publikonte planin e ri të rimëkëmbies ekonomike, dhe ende nuk e kishte mbajtur këtë premtim.

Tejet interesante është momenti se si vepron Rama i kapur në gënjeshter, si fillon të dredhojë dhe si pastaj në mënyrë qesharake, tenton ta kalojë përgjegjësinë tek mediat. Është nje video domethenese ku dallohet jo vetem një qeveritar i paaftë, por edhe një gënjeshtar i pazoti.

Kryeministri fillimisht justifikohet se nuk e realizoi dot planin kombëtar pasi njerzit nuk mblidheshin dot prej pandemisë.

Qesharake. Po pse nuk e dinte ai në 9 qershor, kur tha se do ta shpallte, që pandemia qe nëpër këmbë? Edhe me grotesk akoma është justifikimi i dytë: nuk e shpallëm të plotë për faj të mediave, që këtu merren me kronikë të zezë apo rozë dhe do na shkonte dëm. Më mirë ta publikonim pjesë pjesë.

Pra shkurt Rama i la shqiptarët pa planin e ri të rimëkëmbjes ekonomike, nga frika se mos nuk i funksononte propaganda. Pra plani nuk duhej për ndihmën që do jepte, por për benefitet që do merrte hartuesi i tij.

/Lapsi.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

psiko02/10/2020 20:26

Vereni re me kujdes Ramën kur del në punlik e është i sëkëlldisur . Bebet e syrit i lëvizin në mënyrë të pa vullnetëshme në orbitrën 360 gradë

Gladiator.30/09/2020 00:29

Ky paska pjerdhur fare. As mora vesh asnje gje.

Daj Jaku29/09/2020 23:38

Obobobobobo kush e qeveris Shqipërinë ?!?!?? Një pyetje e thjeshtë dhe e saktë merr një përgjigje kodra mbas bregut ku nuk kuptohet as edhe një fjali e mbaruar pa filluar akoma. Oh sa shumë që ka ndryshuar kjo gjuha jonë e bukur shqip, ose unë kam rrjedhur dhe nuk arrij të kuptoj gjuhën e nënës. A kuptuat ndonjë gjë ore miq, të majtë e të djathtë, se çfarë tha Edvini në këtë përgjigje? Duhet marrë përkthyes shumë i lexuar për të deshifruar përpëllitjen e Ramës, si psh Gent Kakaj që ka lexuar më shumë libra se gjithë shqiptarët së bashku.

Shto koment

Denonco