Berisha: Edvin Hajduti dhe Ndrikull Nushi, gati të flenë mbi kufoma për xhepat e tyre

Berisha: Edvin Hajduti dhe Ndrikull Nushi, gati të flenë mbi kufoma për xhepat e tyre

19:11, 29/09/2020
A+ Aa A-

Në kulmin e pandemisë së COVID-19, kryeministri Edi Rama ka rikthyer koncesionin e Check-Up-it, shkruan ish kryeministri Sali Berisha.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha shkruan se me një akt të papërgjegjshëm dhe criminal, Edvin Hajduti dhe famozja Ndrikull Nushi rikthyen në kulmin e pandemisë së Covid19, Check-Up-in.

Sipas Berishës ky është një përvetësim i pistë i fondeve publike të qytetarëve të sëmurë nga neobllokmenet e pangopur, Nushet dhe Kolekët dhe se me këtë akt dëshmojne se për të mbushur xhepat e tyre, janë gati të flenë dhe mbi kufoma.

Postim i plotë i Sali Berishës:

Rikthehet Check-Up nga Edvin Hajduti dhe Ndrikull Nushi!

Miq, nje akt te papergjegjshem dhe kriminal Edvin Hajduti dhe famozja Ndrikull Nushi rikthyen ne kulmin e pandemise se Covid19 Check-Up-in.

Ky eshte nje pervetesim i piste i fondeve publike te qytetareve te semure nga neobllokmenet e pangopur, Nushet dhe Koleket.

Me kete akt, ne kohe kulmi te infektimeve dhe vdekjeve nga pandemia, bastardet e Nushve dhe Kolekeve deshmojne se per te mbushur xhepat e tyre jane gati te flene dhe mbi kufoma.

Ata ndajne me njeri tjetrin miliona euro nderkohe mijra e mijra te semure me covid 19 ne mbare vendin qe mjekohen ne shtepi nuk blejne dot ilaçet me elementare per te luftuar kete semundje.

Kjo sepse ata ne menyren me cinike nuk rimbursohen.

Me kete akt per te mbushur xhepat e tyre ata largojne nga kujdesi per te semuret mjekun e familjes dhe e angazhojne ne procesin me te korruptuar dhe antishkencor ne historine e mjeksise shqiptare dhe asaj boterore.

Me kete akt, per te mbushur valixhet e tyre Edvin Koleka dhe Ndrikull Nushi krijojne me qindra  bomba te reja biologjike ne qendrat shendetesore te cilat duhet te jene vetem ne dispozicion te semureve.

Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim korruptiv dhe çnjerezor dhe ju bej thirrje qytetareve te bojkotojne Check-up-in si proceduren e plaçkitjes se parave te taksave te tyre. Sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco