Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

I paditur apo gënjeshtar.... Dy shifrat e kundërta që Rama ka dhënë për numrin e të papunëve nga Covid

I paditur apo gënjeshtar.... Dy shifrat e kundërta që Rama ka dhënë për numrin e të papunëve nga Covid

19:02, 29/09/2020
A+ Aa A-

Edi Rama dha një shifër të çuditshme sot për impaktin e krizës së koronavirusit në tregun e punës në Shqipëri.

Dy shifra të nxjerra nga goja e kryeministrit nuk përputhen aspak me njëra-tjetrën.

Sot, në një konferencë live në Facebook të titulluar ‘Ekonomia në Fokus’, Rama u shpreh se 33 mijë persona humbën vendin e punës nga kriza që prodhuan masat e marra ndaj Covid-19.

“Për personat që humbën vendin e punës gjatë karantinës, sot kemi një shifër të saktë. Kemi 13 mijë persona ende të pariintegruar, nga rreth 33 mijë që e humbën vendin e punës si pasojë e karantinës. Krahasuar me vendet e tjera, besoj se hyjmë tek vendet që kemi humbur më pak. Sot jemi në kushtet kur janë 1 mln minus në Rumani, apo 45 mijë në Kosovë. Serbia 200 mijë.” – u shpreh kryeministri ditën e sotme.

Por çfarë shifrash jepte Edi Rama 3 muaj më parë?

Më 9 qershor, në emisionin ‘Open’ përballë gazetarëve, Rama shprehej se shifra e personave që humbën punën ishte rreth 70 mijë.

“Deri në fillim të muajit maj, kemi pasur rreth 70 mijë persona që kanë humbur vendin (e punës)” – tha Rama, duke thënë se kjo shifër është dinamike.

Në tre muaj, kryeministri i vendit zgjodhi të përgjysmojë shifrën e personave të cilët kriza e Covid-19 la papunë.

Edhe pse vendet me ekonomi më solide të planetit janë lëkundur para kësaj pandemie dhe kanë deklaruar mijëra e miliona vende pune të humbura, Edi Rama zgjedh të minimizojë shifrat e një dëmi të cilin vështirë se mund ta kontrollojë i vetëm.

Nuk dihet nëse kjo mospërputhje marramendëse shifrash vjen se pse Rama se nuk i shmanget dot patologjisë së tij për të gënjyer me qëllim krijimin e një imazhi të rremë, apo se thjeshtë ai ka qenë i pa informuar kur shpallte ne qershor 70 mijë të papunë që sot i bëri më pak se gjysmën.

/Lapsi.al

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco