Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Të braktisur nga shteti/ Xhixho vizitë në familjen e Shkëlzen Zelës në Bubq

Të braktisur nga shteti/ Xhixho vizitë në familjen e Shkëlzen Zelës në Bubq

17:11, 29/09/2020
A+ Aa A-

Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho ka vizituar sot familjen e Shkëlzen Zelës në Bubq, të cilëve u është prishur banesa nga tërmeti.

Ata që prej nëntorit të 2019 janë të braktisur nga shtetit.

Kryefamiljari thotë se marrin 10 mijë lekë bonus qiraje dhe asgjë tjetër.

Denoncimi i plotë i Erisa Xhixhos:

TË BRAKTISUR NGA SHTETI !

Sot isha në familjen e Shkëlzen Zelës në fshatin Bubq të Fushë Krujës , i cili jeton së bashku me gruan, fëmijët 2 vjeç dhe 10 muajsh, mamanë dhe vëllain të dy me probleme shëndetësore.

Shtëpia e tyre u prish nga tërmeti 26 nëntorit dhe prej atij momenti jetojnë në varfëri ekstreme, të pashpresë dhe të harruar nga qeveria qëndrore dhe lokale.

Me dhimbje ndajnë vështirësitë ekonomike që duhet të kalojnë çdo ditë për të mbijetuar ku shpresa e vetme i mbetet zoti.

Duan që t’i ndërtohet shtëpia e tyre edhe pse askush nuk është interesuar për ta ka 10 muaj dhe as nuk dinë se kur do mund të fusin kokën serish në shtëpinë e tyre .

Shiu i këtyre ditëve ja kanë veshtirësuar me shumë jetën e tyre ku meraku më i madh është shëndeti i fëmijëve.

Kjo është Shqipëria reale jo 3D !

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elda29/09/2020 18:03

Spaske vajtur larg. Ndryshe nuk shkoje se duhet ta paguaje karburantin vete. E mban mend qe dikur ta jepte babi Piro karburantin, me gjithe makine? 4 vjet. Vetem dietat i merrje te Ministria e Integrimit qe nje m.t bere edhe aty. Ndaj mos dil kot verdalle se te njohin njerezit. Nxirrni dike qe nuk e njohin, keshtu mund te merrni ndonje vote si LSI.

Shto koment

Denonco