PD i përgjigjet Manastirliut: Plani i Bashës për përballimin e pandemisë, konkret dhe serioz

PD i përgjigjet Manastirliut: Plani i Bashës për përballimin e pandemisë, konkret dhe serioz

17:03, 29/09/2020
A+ Aa A-

Eksperti i Shëndetësisë në PD,Gazment Koduzi ka replikuar së fundmi me Ministren e Shëndetësisë, Manastirliu, pasi kjo e fundit iu përgjigj Bashës për menaxhimin e pandemisë nga qeveria.

‘Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë pasi qeveria e ka kthyer mashtrimin ndaj qytetarëve në mjet kryesor komunikimi, dhe ministrja është kampione në këtë fushë sigurisht, pas Edi Ramës’ është shprehur Koduzi.

Sipas  eksperti të Shëndetësisë, Shqipëria është e fundit në rajon për testimet, mungesën e masave personale mbrojtëse për punonjësit e sistemit shëndetësor, si dhe që për 7 vite Rama as u kujtua të rrisë pagat në shëndetësi.

Gjithashtu Koduzi thotë se plani me 5 pika që prezantoi dhe propozoi sot kreu i PD, Lulzim Basha është serioz dhe konkret.

Postimi i plotë i Gazment Koduzit:

Qeveria e ka kthyer mashtrimin e qytetarëve në mjetin kryesor të komunikimit. Ogerta Manastirliu është kampione në këtë fushë, sigurisht, pas Edi Ramës. Plani me 5 pika për përballimin e krizës nga pandemia, i prezantuar nga Kryetari Basha sot, është serioz dhe konkret. Ogerta Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë.

  • Shqipëria është e fundit në rajon për testimet. Kemi 28 484 testime për 1 milion banorë, seose qeveria paguan për koncesionet, jo për qytetarët.
  •  Masat personale mbrojtëse mungojnë totalisht në kujdesin shëndetësor parësor. 1500 mjekë dhe 6600 infermierë i blejnë me paratë e tyre, sepse qeveria vjedh me tendera sekretë.
  • Sistemi shëndetësor nuk janë vetëm 2 spitalet COVID.  Ne propozojmë bonus 1000 Euro për 4 490 mjekë dhe 12 719 infermierë, që luftojnë përditë me virusin.
  • Për 7 vjet, Edi Rama i rriti pagat  pagat në shëndetësi me 0%. Rritja elektorale 40% është e pamajftueshme. Rritje reale dhe dinjitoze e pagave do të bëhet nga PD, me 1200 Euro për mjekët dhe 700 Euro për infernierët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco