‘Paketa Basha’ nuk është për karshillik/ Mima: 70 % e bizneseve raportojnë humbje

‘Paketa Basha’ nuk është për karshillik/ Mima: 70 % e bizneseve raportojnë humbje

16:33, 29/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotmë, Partia Demokratike ka prezantuar një paketë ekonomike për të nxjerrë vendin nga kriza ku është futur pas pandemisë së koronavirusit.

Kjo paketë ekonomike kap një vlerë të përgjithshme prej 312 milion eurosh dhe duhet të zbatohet brenda një periudhe 6 mujore.

Në lidhje me këtë paketë të propozuar nga Basha, ish deputeti i Partisë Demokratike, Florjon Mima ishte i ftuar në studio e Oranews.

Sipas Mimës, kjo paketë nuk është për ti bërë karshillik qeverisë por që ta zgjojë atë nga gjumi letargjik.

‘Partia Demokratike me një ndjenjë patriotizmi, realizmi dhe përgjegjësie lanccoi këtë paketë, jo për ti bërë karshillik qeverisë pasi nuk e ka bërë kurrë gjatë gjithë muajve të pandemisë por është përpjekur të paraqes paketa për të zgjuar nga gjumi letargjik qeverinë dhe për ti treguar se ku duhet vënë gishti’, ka thënë ish deputeti demokrat.

Mima ka shtuar se Maqedoni e Veriut edhe pse është një vend më i vogël se ne deri më tani ka miratuar 4 paketa, ndërsa ne vetëm një paketë të drejtpërdrejtë.

‘Shtete më të varfëra, më të vogla, më të pamundura se Shqipëria edhe këtu afër nesh, Kosova, Maqedonia që është goxha më lart se sa ne pardje ka miratuar paketën e katër prej 450 milion euro, Shqipëria të vetmen paketë të drejtëpërdrejtë e ka 101 milion euro’.

Ish zv/ministri i financave u shpreh se ka sinjale për një përkeqësim të mundshëm në muajt e vjeshtës.

‘Nisur nga sinjalet që kemi për një përkeqsim të mundshëm në muajt e vjeshtës dhe për të alertu qeverinë në mënyrë që të jetë vigjilente në fushat më sensitive që ekspertët tanë kanë identifikuar dhe janë arsimi dhe shëndetësi’.

Sipas një raporti të FMN-së, paraashikohet që humbjet në GDP të jenë nga 5 der në 7.5 %, ndërsa një raport i BERZh thotë që humbjet mund të shkojnë deri në 9%, sipas ish zv/ministri i financave.

Gjithashtu Mima u shpreh se 70% e biznesve kanë raportuar humbje si rezultat i tërmetit dhe pandemisë

‘Si dhe nisur nga gjendja katrastofike ekonomike që ka ardhur si rezultat i keq qeverisjes, si rezultat i tërmetit dhe pandemisë rreth 70% e bizneseve raportojnë humbje dhe dje ka qenë FMN që ka rishikuar në rritje rënin ekonomike nga -5 deri në -7.5% të GDP-së. Ne parashikojmë që shifra reale në fund të 2020 do të jetë midis -9, -10, e cila është edhe konstatim nga BERZh’, ka përfunduar Mima.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco