Shkëmbinj mbi rrugën e Dukagjinit, Voltana Ademi jep lajmin e mirë: E zhbllokuam

Shkëmbinj mbi rrugën e Dukagjinit, Voltana Ademi jep lajmin e mirë: E zhbllokuam

14:39, 29/09/2020
A+ Aa A-

Kryebashkiakja e Shkodrës njoftoi sot se "brenda një kohe të shkurtër, është bërë e mundur që të zhbllokohet rruga e Dukagjinit, e cila lidh qytetin me zonën më malore të Bashkisë së Shkodrës.

Për disa ditë me rradhë, u angazhuar mjete të rënda si fadroma, kamionë dhe fuqi punëtore. Tani, qarkullimi i mjeteve, njerëzve dhe mallrave, mund të vazhdojë normalisht.

Kjo rrugë u bllokua si pasojë e motit të keq dhe shirave që shkaktuar rrëshqitje dheu dhe gurësh në trupin e saj," bëri të ditur kryebashkiakja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco