Rama: Kroacia dhe Serbia kanë më shumë të papunë se Shqipëria

Rama: Kroacia dhe Serbia kanë më shumë të papunë se Shqipëria

13:31, 29/09/2020
A+ Aa A-

Në një konferencë për shtyp, pas daljes për media të kreut të opozitës, Edi Rama ka folur kryesisht për ekonominë e cila është prekur rëndë sipas tij, nga tërmeti i nëntorit të vitit të shkuar dhe nga pandemia COVID-19.

Sipas tij nga marsi i këtij viti, kur vendi hyri në izolim të plotë humbën punën rreth 33 mijë persona, nga të cilët aktualisht rezultojnë se kanë mbetur pa integruar në tregun e punës 13 mijë prej tyre.

‘Flas për persona të regjistruar me emër dhe mbiemër dhe krahasuar me vendet e tjera hyjmë tek vendet që kemi humbur më pak vende pune, jemi sot në kushtet kur numërohen gati 1 milion minus në Rumani apo 45 mijë në Kosovë, Serbia 200 mijë të papunë, Kroacia rreth 200 mijë, Bullgaria 100 mijë etj.

Duam ti punësojmë sa më shpejt ata që ishin të punësuar dhe janë vënë në programin e ripunësimit dhe qëllimi është që në harkun e 1 viti të tejkalojmë nivelin e shkurtit të këtij viti, ku me 11 për qind papunësi, shifër zyrtar e BB, që nga 2011 është shifra më e ulët, edhe në rajon.

Raporti mes vendit të punës dhe pagës që patjetër duhet të atakohet në rritjen e pagës minimale. Do ta bëjmë në javët në vijim dhe nuk do të ketë më pagë minimale nën 300 mijë lekë.

Gjithashtu sot biznesi i vogël me 100 milion xhiro është çliruar nga tatim fitimi.

Po kështu dhe biznesi i vogël deri në 140 milionë lekë xhiro është çliruar dhe nga inspektimi dhe nga inspektorët. Do të përfshihet thjesht në sensin e llogarive që i madhi të mos e përdorë për të bërë evazion’, u shpreh Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 29/09/2020 13:47

Rame haj mut haj dhe disa muaj se te erdhi fundi, boll talle trapin me shqiptaret.

Rilindasi 29/09/2020 13:42

Po po zoti Mashtrues. Jane punesuar ata qe puneson gjithmone ti dhe te pegerat e tua. Eftimi, dashnoret e Adelina Greces, hajdutet e Ah-metajt, sumeshpuarit e Shkrelit, dhe lista e Ledia Totes dhe burrit te saj. E me rrafhe. Ky mashtron hapur tani. Miliardat dalin nga xhepi jone ( buxheti) dhe shkojne tek keta rilindaret pabythsa.

Shto koment

Denonco