Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Basha: Mafia e inceneratorëve mori 1 mln Euro në një ditë, shumica e medieve censuruan lajmin

Basha: Mafia e inceneratorëve mori 1 mln Euro në një ditë, shumica e medieve censuruan lajmin

12:27, 29/09/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në konferencën e tij për shtyp deklaroi se efekti total i paketës për daljen nga kriza e pandemisë shkon rreth 312 milionë euro.

“Efekti total është afro 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm duke filluar nga tetori. Kjo përbën 2.4 apo 2.45 të Prodhimit të Brendshëm të Shqipërisë dhe vendos Shqipërinë në mesataren e shpenzimeve të rajonit për t’u përballur drejtpërdrejt me pasojat e COVID tek shëndeti dhe pasojat në ekonomi.

Nuk na çon tek vendet me paketën më ambicioze, në rajon flas; flas për Maqedoninë, Malin e Zi, flas për Kosovën, Serbinë, Bosnjën, nuk flas për vende të tjera. Por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve,” tha Basha.

I pyetur se ku do merren këto para, Basha përmendi skandalin e inceneratorëve dhe tha se shumica e medieve censuruan  

“Ku do të gjenden këto para, meqë shumica e mediave që ju përfaqësoni u detyruan të censuroni lajmin e djeshëm të zëdhënëses së PD?

Vetëm dje i kanë dhënë mafies së inceneratorëve 1 milionë euro. 1 milionë euro vetëm inceneratorit të Tiranës, vetëm me një ditë.

Në total bëhet fjalë për miliona euro në ditë, qindra miliona euro në muaj apo në tremujor që shpenzohen për kontratat e zakonshme korruptive.

Të anulohet Milot-Fieri, të anulohet projekti për ta ndërtuar me 5-fish koston rrugën Korçë –Leskovik, të anulohen dhjetëra shpenzime të marra në kohë pandemie që ka një dhe vetëm një qëllim, të mbushin xhepat e qeveritarëve të korruptuar, dhe të gjitha këto para, dalin dhe mjaftojnë për paketën që ne propozojmë që siç ju thash, kushton 52 milionë euro në muaj, për të gjithë zërat,” tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco