Ish-kryetari i PS zbulon 'kuçkat' që rrinë te kryeministria dhe bashkia

Ish-kryetari i PS zbulon 'kuçkat' që rrinë te kryeministria dhe bashkia

12:18, 29/09/2020

Zhgënjimi dhe akuzat e socialistëve të cilët panë se në 8 vite nuk ishte në pushtetet PS, por një organizatë klepto-kriminale të cilën Rama e pagëzoi me emrin “Rilindje”, ka nisur që të shpërthejë hapur.

Pas tenorit të njohur Agim Hushi i cili ka qenë kandidat për deputet për Partinë Socialiste, edhe ish-kryetari i PS-së për Shkodrën Edip Shiroka ka lëshuar një lum etiketimesh ndaj 2 njerëzve më të spikatur të Rilindjes, Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Nëpërmjet një asocimi me një stacion në kryeqytetin e Austrisë, Vienë, i cili quhet `Kuçkagasse` (rrugica e kuçkës), ai shkruan se e njëjta gjë mund të thuhet edhe për kryeministrinë dhe bashkinë e Tiranës.

“Sa herë që me Strassenbahn e bëj rrugën nga Schottentor ( qendër Vienë) për në Gersthof, është një nga stacionet ndërmjetës që quhet Kuçkagasse, dhe pa pikë "turpi" altoparlanti të njofton - Kuçkagasse - në shqip do të thotë - rrugica e kuçkës, fjala vjen si Zogu i Zi në Tiranë. Dhe kjo më kujton grupin e Facebook-save qeveritarë që në varësi të objektit ku janë të instaluar, Kryeministri apo Bashki, ai objekt shumë mirë  mund të quhet Kuçkapalace...”, shkruan në rrjet Shiroka.

Kujtojmë se Shiroka u përfshi në një debat me Elisa Spiropalin para pak ditësh.

Pak ditë më parë edhe ish-kandidati për deputet Agim Hushi shkruante se “25 prilli i vitit 2021 do të mbahet mend si dita e ikjes së mashtruesit dhe hajdutit më të madh në historinë e Shqipërisë, Edi Ramës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco