Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Si të dalim nga kriza e pandemisë? Basha: 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm

Si të dalim nga kriza e pandemisë? Basha: 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm

12:08, 29/09/2020
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi sot planin ekonomik të përbërë me 5 pika për të dalë nga kriza e pandemisë. Basha tha se situata është e rëndë për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria.

Lideri demokrat, theksoi se plani i opozitës parashikon 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm për të dalë nga kriza e Covid-19.

‘Edhe sikur të mos kishte paralajmërime të qarta nga OBSH, që do të përballemi më një valë të dytë, e cila po kështu është kthyer në  një paralajmërim nga të gjitha vendet e BE.

Por, edhe sikur të mos ishte kjo situatë, gjendja e shëndetësisë, gjendja e ekonomisë kërkon masa urgjente, sot më shumë se kurrë, sot më shumë se tre muaj më parë, sot më shumë se katër muaj më parë.

Ju e mbani mend paketën që ne propozuam atëherë. Kosto e asaj pakete që kishte një sërë masash përveç këtyre që kemi detajuar sot, shkonte në 90 milionë euro në muaj.
Ndërsa masat që ne propozojmë në 6 muajt e ardhshëm përllogaritën në 52 milionë euro në muaj.

Pra, efekti total është afro 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm duke filluar nga tetori. Kjo përbën 2.4 apo 2.45 të Prodhimit të Brendshëm të Shqipërisë dhe vendos Shqipërinë në mesataren e shpenzimeve të Rajonit për tu përballur drejtpërdrejtë me pasojat e COVID tek shëndeti dhe pasojat në ekonomi.

Nuk na çon tek vendet me paketën më ambicioze, në rajon flas; flas për Maqedoninë, Malin e Zi, flas për Kosovën, Serbinë, Bosnjën, nuk flas për vende të tjera. Por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve në raport me PBB ku kemi qenë deri sot, 0.86. Sipas FMN-së 0.86 janë shpenzimet totale të qeverisë për tu përballur me COVID në fazën e parë dhe më pasojat e ekonomike të COVID-it’, tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Andrea29/09/2020 16:11

z. Basha te kemi degjuar edhe provuar ty me shifrat e perllogaritjet e tua qe i ke bere njesoj si per rrugen e kombit ashtu edhe per stazionin e trenit ne bashki edhe per tramvain te cilet mbeten ne 3D dhe fondet ndoshta u shteruan

emigrant29/09/2020 12:54

Në të njejtën kohë kur Z..Basha po bënte këtë konferencë shtypi me gazetarët, kryeministrin Rama e dëgjova të bënte ato monologjet e tij standarte e bajate në Durrës. Edhe po ju futur detajeve të qeverisjes skandaloze të qeverisjes së Ramës në këto dy mandate, mjafton të dëgjosh ate në stilin arrogant të komunikimit publik , që ai kujton se është vetëm monologu e që nuk e njeh dialigun, për të njohur portretin e tij si politikan me prirje diktatoriale. E ndoqa ndërkaq takimin e liderit të opozitës me gazetarët, që me qetësi respektonte edhe pyetje provokative të ndonjë gazetari, duke shpjeguar kjartë mendimet e tij. Në qendër të vëmendjes së shqiptarëve sot është rreziku i ndonjë vale të re të pandemisë që mund të shtohet në muajtë e ardhshëm, dhe "pandemia" e Rilindjes që kërkon të mbajë me çdo kusht pushtetin, edhe duke ja prerë rugën e integrimit në BE të Shqipërisë. Pikërisht kur ai është bërë objekt i kritikave në Shqipëri e jashtë saj për maninë e çmendur për të shkatëruar objekte të kulturës e artit shqiptar, me paturpësi gjen ditën për të sulmuar qeverinë e mëparëshme se "nuk ka hequr pluhurin" nga ato objekte..

Shto koment

Denonco