Aplikimet për prokuror të BKH/ Yuri Kim: Koha për të ndërmarrë veprime kundër…

Aplikimet për prokuror të BKH/ Yuri Kim: Koha për të ndërmarrë veprime kundër…

11:57, 29/09/2020
A+ Aa A-

Pak orë përpara se të skadojë afati për aplikimet për prokuror të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka dalë me një apel të rëndësishëm.

Në një postim në twitter, diplomatja amerikane thotë se është kohë për veprim, kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i BKH. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni – ngrihuni dhe veproni”, shkruan Kim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini29/09/2020 14:50

Me vjen keq zonja ambasadore. Nuk eshte krejt faji juaj, qe nuk ua vershellejne me shqiptaret. Eshte menyra si kane vepruar ambasadoret e SHBA gjithe keto vite, duke u bere pale ne nje fare menyre me pushtetin e radhes, duke mos mbrojtur parimet e demokracise, te kontrollit dhe barazpeshes, aq te shtrenjta ne vendin qe ju perfaqesoni. Keto vite u tallen diten per diell me reformen e deshtuar ne drejtesi. Ka 3 muaj qe po tallen hapur me marreveshjen qe u nenshkrua nen autoritetin tuaj. E tani qe e shkelen dhe "perdhunuan" kete marreveshje, u kujtuat te lani duart si Ponc Pilati. Beni thirrjes sa te doni per te aplikuar per BKH, Gjykaten Kushtetuese e lloj-lloj pozicioni te krijuar pas reformes se ndritur ne drejtesi. Asnje shqiptar i ndershem nuk i beson me kesaj germadhe, te cilen po mundohen ta mbajne ne kembe kumbaret e saj. Te gjithe ata qe do te aplikojne o jane bashkepunetore te sigurimit shqiptar, ose bijte e tyre, ose kane mbaruar Akademine e Drejtesise te PS. Do vije fundi i 2020 dhe Gjykata Kushtetuese nuk do te jete funksionale. Do te vijne zgjedhjet e 25 prillit, dhe identifikimi biometrik nuk do te sigurohet per te gjithe zgjedhesit ne Shqiperi. Qeveria ne grahmat e fundit te saj, nuk ka ndermend te respektoje asnje marreveshje. Ne kemi nje shprehje se "i zoti e nxjerr gomarin nga balta". Duhet ne vete ta nxjerrim kete gomarin qe na ka mbire ne krye te vendit, me vote, pa pritur asnje ndihme nga jashte.

Shqiptari29/09/2020 12:17

Mbase e kane seriozisht. Sepse deri tani jane arrestuar per korrupsion vetem pastruesit, sekretaret, fshesaxhinjte, shoferet dhe recepsionistet e administrates publike, te institucioneve shteterore qendrore dhe lokale, ose si thone molusqet dhe cironkat. Peshkaqenet dhe peshqit te medhenj te korrupsionit e te krimit qeveritar, jo vetem qe nuk preken, por po vazhdojne te vjedhin, te grabisin, te rrembejne gjithçka, po vazhdojne te hane gjithcka e ngreneshme qe ka mbetur, nga trupi i drobitur i Shqiperise e i popullit!

Shto koment

Denonco