'Dorëheqja'/ Sandër Lleshaj sulmon gazetarët: Sa rëndë është gjendja e ...

'Dorëheqja'/ Sandër Lleshaj sulmon gazetarët: Sa rëndë është gjendja e ...

10:28, 29/09/2020
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sot për lajmet se ai ka dorëzuar dorëheqjen pranë kryeministrit Edi Rama.

I pyetur nga gazetarët për vërtetësinë e këtyre informacioneve, Sandër Lleshaj ka sulmuar mediat, duke thënë se lajme të tilla tregojnë “sa rëndë është gjendja e informimit në Shqipëri”.

Lleshaj thekson se i ka dëgjuar me vonesë të tilla informacione dhe se ai nuk komenton lajme të ka kuptimta. Ai ka shtuar se është në detyre dhe vazhdon ta kryejë këtë funksion me përkushtim maksimal.

Pyetje: Nga informacionet që na kanë ardhur nga brenda ministrisë, por edhe nga kabineti qeveritar është përmendur fakti i historisë së dorëheqjes tuaj që është firmosur dhe i është dërguar kryeministrit. Nëse këto zëra janë të vërteta dhe ju i përgënjeshtroni do të thotë që brenda ministrisë ka përpjekje që duan t‘ju dëmtojnë.  Si e komentoni?

Sandër Lleshaj: Unë nuk ju mësoj dot mjeshtërinë tuaj, që duhet të verifikoni vetë burimet që besoni burimet apo jo. Nëse ju besoni është përgjegjësia juaj. I kam dëgjuar vonë, lajmet për shkak të angazhimit dhe nuk e kam zakon lajme që nuk kanë kuptim. Unë jam në detyrë dhe po e kryej me përkushtim maksimal. Nuk ka pasur asgjë të vërtetë në këtë histori, e cila vetëm sa provon sa rëndë e kemi gjendjen e informimit apo dezinformimit në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/09/2020 14:53

Sa keq me e heq bythën nga BMW fringo, akoma pa e marrë bytha formën e sediljes. Asht pun serit puna e horrit, mo me i i shku mendja shumkujë, kur i han bytha malcorit, i han ma shum se gjithkujë. Ky horr bubazhel duhet me u ekzekutu po me atë gazin që helmoi gratë e fëmijët.

Shto koment

Denonco