Nxori sekretin hetimor/ Drejtuesi i OFL mori 'medalje nderi' nga Lleshaj

Nxori sekretin hetimor/ Drejtuesi i OFL mori 'medalje nderi' nga Lleshaj

10:12, 29/09/2020
A+ Aa A-

Drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e shtetit, Artan Shkëmbi, i cili njëkohësisht drejton edhe operacionin “Forca e Ligjit”, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Burimet thanë dje se, ditën e shtunë, GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të pezulluar nga detyra drejtuesin e lartë të Policisë deri në përfundim të hetimeve.

Mësohet se SPAK po kryen hetime për “Shpërdorim detyre” për shkak të nxjerrjes së një sekreti hetimor nga ana e Artan Shkëmbit.

Nga ana tjetër, Artan Shkëmbi, i cili kaloi me sukses tri kriteret e vetingut, duke u konfirmuar në detyrë më 28 shkurt nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, rezulton i pajisur me certifikatë sigurie CSP, “Tepër Sekret”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ka komanduar në vend të tij oficerin e lartë të Policisë, Hekuran Bregu, i cili ishte një ndër 19 oficerët që morën “Medalje Nderi” nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në janar të këtij viti, për kontributin e dhënë në ditët pas tërmetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/09/2020 14:42

Medalja e nderit i jepet mafiozit nga shteti mafioz. Shumë e thjeshtë. Saje qorri mori titullin "ministri më i suksesshëm" nga Edvin kryemafiozi, suksesin më të madh si ministër Saje qorri e arriti në sektorin e bujqësisë dhe të transportit, sektorë ku marrin rroga ministra të tjerë, ndërsa Saje qorri arriti të mbjellë gjithë Shqipërinë me kanabis, ta korrë e ta transportojë (eksportojë) pa asnjë lloj humbje, pa asnjë lloj firo, madje edhe pa u zbuluar nga ministria e rendit. Ky rasti i ministër gaz lesh kimikut, i cili dekoron banditin në krye të organit të antibanditizmit, në vazhdën e bëmave edviniane, ngjan akoma si diletantizëm në krahasim me paraardhësit e ministrisë së rendit (mafioz). Mos e harroni se nuk keni parë asgjë akoma. Tash e mbrapa keni me pa i soj gallatet që as në mend nuk ju ka shku akoma. Dhe a e dini pse? Sepse jeni njerëz normalë dhe nuk mund të arrini të imagjinoni se çfarë i pjell mendja skicofrenit.

Shto koment

Denonco