Ngjela: Nuk ma merrte mendja që opozita të ishte kaq lart. Sistemi amerikan që ka futur …

Ngjela: Nuk ma merrte mendja që opozita të ishte kaq lart. Sistemi amerikan që ka futur …

23:00, 28/09/2020

Avokati Spartak Ngjela ka pranuar se ka mbetur i befasuar nga zhvillimet më të fundit në kampin opozitar, teksa votohet për kandidatët për deputetë me zgjedhje nga anëtarësia, si dhe pas propozimit për hapjen 100% të listave.

I ftuar sot në emisionin “Open”, të gazetares Eni Vasili, Ngjela ka deklaruar se janë dy risi, që ai i cilëson pjesë e një sistemi amerikan, demokratik.

“Janë dy risi, nuk ma merrte mendja që të ishte opozita në këtë nivel, dy janë risitë, hapja 100% e listave që s’ka asnjë rezervë, por më kryesorja është sistemi amerikan që ka futur, zgjedhja e kandidatëve nga populli.

Eshtë sistem amerikan, ta dini e ka bërë mirë apo jo, këtë e shikon kundërshtari, ky është sistem i konceptit amerikan, është koncept i ri, deri tani ka qenë kështu, unë jam kryetari, ti Spartak i dyti, ai i treti, por kjo është risi, socialistet e kane, ti që nuk di këndim, shko ministër për arsim.

Kjo është risi, jo vetëm kaq, por pasi kanë dalë këto, do të mblidhet një tryezë e re, kam përshtypjen që kjo risi e listave që 100% dhe renditja të vijë nga populli është demokratike”- tha Ngjela.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

megallomani29/09/2020 13:17

Ju desh Spartakut ta lexonte me titra në studion e Eni Vasilit propozimin e PD për hapjen e listave, që të "habitej" se kjo mënyrë votimi është e ngjashme me "demokracinë amerikane". Ka mbi një muaj që PD ka deklaruar publikisht variantin e saj të listave të hapura me rënditje alfabetike e bile ka filluar edhe proçedurën e përzgjedhjes së kandidatëve në qarqe, eSpartaku mund të jetë i fundit shqiptar që nuk e paska ditur këtë. Spartaku, ndonëse e heq veten si zëdhënës të qeverisë amerikane, jam i bindur se nuk e ka dëgjuar fare edhe deklaratën e ambasadores Yuri Kim. Nuk e kuptoj se pse thirret në studiot televizive ky person kontravers e duke pritur të dëgjojmë "xhevahiret" e tij për politikën e drejtësinë, sikur të ishte personifikimi i të vërtetës. Ai pretendon se është më i dituri në politikë e drejtësi, e shpesh , ndonëse pretendon se është autor i Kushtetutës, ka dalë bllof se nuk i njeh fare nenet e asaj kushtetute që ai vet sipas tij e ka përpiluar.

Shtetrrumpalle 29/09/2020 01:35

Nuk eshte aspak befasi, Ngjala kete ka bere gjithnje e e dredh tani se po ndjen Humbjen e eDRAMES

Trx29/09/2020 00:12

Fole njeher sakte dhe qarte me ne fund o zoti avokat

Shto koment

Denonco