Klodian Tomorri: Ekonomia e Shqipërisë në 3 mujorin e 2-të, ka një rënie mbi 10%

Klodian Tomorri: Ekonomia e Shqipërisë në 3 mujorin e 2-të, ka një rënie mbi 10%

22:15, 28/09/2020
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV ka deklaruar se ekonomia e Shqipërisë në 3 mujorin e dytë ka një rënie të madhe dyshifrore.

Tomorri është shprehur se INSTAT brenda 2-3 ditësh do të nxjerrë shifrat e ekonomisë dhe rënia është shumë e madhe, të paktën prej 10 përqindësh.

Sipas gazetarit Tomorri, kjo është rënia më e madhe ekonomike që kur në Shqipëri ka nisur të matet kjo gjë.

Duke pyetur ministrin Blendi Klosi, pse forca politike që ai përfaqëson nuk ul tensionet, por i rrit ato, duke dëmtuar ekonominë, përfaqësuesi i PS tha se në krizë është krejt bota.

‘Në krizë ekonomike dhe në recension është e gjithë bota, e jo vetëm Shqipëria’, u justifikua ministri Blendi Klosi, duke mos dhënë asnjë shpjegim se si mund të rimëkëmbet ekonomia e vendit tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco