Turizmi/ Klosi: Shifrat thuajse si në 2019-ën! Tomorri: Janë tri herë më pak

Turizmi/ Klosi: Shifrat thuajse si në 2019-ën! Tomorri: Janë tri herë më pak

21:10, 28/09/2020
A+ Aa A-

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i ftuar në Çim Peka LIVE, komentoi situatën e turizmit gjatë këtij viti. Fillimisht ai komentoi edhe deklaratën e tij se do e zgjasin sezonin turistik deri në nëntor.

“Nuk është mbyllur sezoni turistik, Shqipëria ka mundësi të ketë 12 muaj turizëm,” tha ai.

“Që në datën 1 qershor, ne ishim të parët dhe të vetmit në rajon ne hapëm kufijtë dhe për asnjë moment nuk ceduam përsa i përket kufirit. Nuk bëmë si vendet e tjera fqinje. Nga 1 qershori kemi turizëm të qëndrueshëm. Shqipëria ia doli falë disa marrëveshjeve që bëmë me disa operatorë turistikë,” tha ai, duke cituar marrëveshjet me Bjellorusinë dhe Poloninë.

Megjithatë, Klosi tha se shumica e turistëve ishin nga vendet e rajonit, Kosova, Serbia, Bosnja, Maqedonia.

“Objektet mikpritëse kanë bërë biznes afërsisht sa 2019-a, disa edhe më mirë,” tha ai.

Por kjo deklaratë u prit me skepticizëm.

Gazetari Klodian Tomorri tha se kanë hyrë në vend gati tre herë më pak turistë se vjet.

“Në gusht ishin 62 përqind më pak se vjet dhe në 8-mujor janë 64 përqind. 1.7 milionë turistë ishin këtë vit, 4.8 milionë ishin vjet,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco