FOTO/ Me maska dhe pankartat mbi kokë, naftëtarët e Ballshit në grevë urie brenda rafinerisë

FOTO/ Me maska dhe pankartat mbi kokë, naftëtarët e Ballshit në grevë urie brenda rafinerisë

21:00, 28/09/2020
A+ Aa A-

Si pasojë e pagave të prapambetura, naftëtarët e Ballshit vendosën të nisin grevën e urisë, pas shumë protestash dhe mos reagim nga ana e qeverisë.

Nga pamjet brenda ambientit ku po zhvillohet greva, dallohen disa punëtorë të uzinës, ku mes tyre dhe kreu i sindikatës Sokol Dautaj.

Vendi që zgjodhën është qendra shëndetësore brenda ambienteve të Rafinerisë.

Disa prej tyre janë me maska, si masë për mbrojtjen nga Covid-19, ndërsa në murë kanë vendosur pankartat me thirrjet drejtuar shtetit.

Mjediset e grevës ishin gati që prej muajit mars, kohë kur përfundoi greva e parë e urisë.

Në fund të shkurtit, 10 naftëtarë qëndruan në grevë urie deri në marrjen e dy pagave minimale nga “Bylis dhe Tosk Energy”.

Por askush nuk mori përsipër pagat e prapambetura të viteve të kaluara për 900 naftëtarë duke çuar punonjësit në protesta të vazhdueshme deri në grevën e urisë që nisi këtë fillim jave./ abcnews/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco